Politika e Privatësisë

Ky dokument përcakton kushtet e Deklaratës së Privatësisë të aplikacioneve në celular NLB mKlik, mToken dhe NLB Pay nga NLB Banka Prishtina. Duke ju qasur aplikacioneve NLB mKlik, mToken dhe NLB Pay ju pajtoheni që të jeni të lidhur me këto kushte, dhe para se të filloni të shfrytëzoni aplikacionet, klienti duhet ti lexojë këto kushte me kujdes.

Kjo deklaratë e privatësisë përcakton politikat aktuale dhe demonstron angazhimin e Bankës ndaj privatësisë financiare të klientit. NLB Banka Prishtina mund të ndryshojë përmbajtjen apo shërbimet që gjenden në aplikacionin mobil të klientit në çdo kohë dhe pa paralajmërim, dhe si pasojë deklarata e privatësisë së NLB Banka Prishtina mund të ndryshojë në çdo kohë në të ardhmen.

NLB Banka ofron produkte dhe shërbime financiare. Kur klienti qaset në aplikacionin mobil apo link në ndonjë aplikacion tjetër dhe/ose ueb faqe, këshillohet që të lexojë deklaratat për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave ose marrëveshjet e lëshuara nga ueb faqja e tillë, për të përcaktuar politikat që zbatohen për informacionin ose të dhënat e ruajtura nga ajo faqe interneti.

Biznesi i NLB Banka është ndërtuar mbi besimin ndërmjet Bankës dhe klientëve. Për të ruajtur konfidencialitetin e të gjithë informacionit që na ofron klienti:

  1. NLB Banka do të mbledhë vetëm informacionin e klientit të kërkuar në lidhje me zhvillimin e biznesit të NLB Bankës, pajtueshmërinë me detyrimet ligjore dhe rregullative dhe praktikat më të mira, si dhe aktivitetet e menaxhimit të riskut.
  1. NLB Banka do të përdorë informacionin e klientit për t’u ofruar klientëve shërbime dhe produkte më të mira, siç lejohet me ligj.
  1. NLB Banka mund të kalojë informacionin e klientit te ofruesit e tjerë të shërbimeve ose agjentët, siç lejohet me ligj. NLB Banka do të sigurojë që ofruesit e shërbimeve dhe agjentët janë të detyruar të zbatojnë konfidencialitetin e duhur dhe standardet e sigurisë në lidhje me informatat e tilla të klientëve.
  1. Nga NLB Banka mund të kërkohet herë pas here të zbulojë informacionin e klientit tek organet qeveritare, organet gjyqësore, agjencitë e zbatimit të ligjit ose rregullatorët e NLB Bankës, por NLB Banka do ta bëjë këtë vetëm kur lejohet ose kërkohet me ligj.
  1. NLB Banka nuk do të zbulojë informacionin e klientit për ndonjë organizatë të jashtme përveç nëse NLB Banka ka pëlqimin e klientit, është lejuar ose kërkohet me ligj ose ka informuar më parë klientin.
  1. NLB Banka synon të mbajë informacionin e klientit të saktë dhe të përditësuar.
  1. NLB Banka posedon sisteme strikte të sigurisë të dizajnuara për të parandaluar humbjen, shkatërrimin, dëmtimin dhe/ose qasjen e paautorizuar në informacionin e klientit nga kushdo, përfshirë stafin e NLB Bankës.
  1. Personeli i NLB Bankë dhe të gjithë palët e treta me qasje të lejuar në informacionin e klientit, janë veçanërisht të detyruar të respektojnë detyrimet e fshehtësisë së NLB Bankës dhe të sigurisë së informacionit.

Duke ruajtur angazhimin tonë ndaj këtyre parimeve, ne do të sigurojmë që do të respektojmë besimin e brendshëm që ju vendosni në NLB Bankën.

Mbrojtja e të dhënave

Klienti pranon që Banka të mban dhe përpunon të dhënat personale sipas dispozitave të Ligjit të zbatueshëm, në lidhje me “mbrojtjen e individit në lidhje me përpunimin e të dhënave personale”. Ndërsa politika e mësipërme është subjekt i ndryshimit, të gjitha palët e interesuara duhet të informohen rregullisht për përmbajtjen e saj dhe për pranimin dhe pajtimin e kushteve specifike.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×