Rregullat në lidhje me përdorimin e cookies dhe teknologjive të ngjashme për ruajtjen ose qasjen në të dhëna të ruajtura në kompjuterin apo pajisjen tuaj mobile rregullohen nga Ligji Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike dhe Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Cookies janë skedarë të vegjël teksti që transferohen në kompjuterin ose pajisjen tuaj mobile kur vizitoni një faqe interneti. Zakonisht ato përmbajnë:
Cookies në faqen www.nlb-kos.com sigurojnë një përvojë më të mirë përdorimi dhe mundësojnë përdorimin e funksionaliteteve të faqes (si hyrja në degë, shikimi i videove, ndarja e përmbajtjes në rrjetet sociale) dhe mbledhin informacione të përgjithshme rreth përdorimit të faqes.
Vetë cookies nuk mundësojnë identifikimin tuaj individual dhe nga to nuk mund të përcaktohet se kush jeni konkretisht.
Këto cookies instalohen gjithmonë në pajisjen tuaj, pasi faqja nuk mund të funksionojë siç duhet pa to. Ato ju lejojnë të përdorni faqen dhe funksionalitetet bazë të saj, pa mbledhur të dhëna analitike apo të tjera rreth vizitës suaj.
Cookies funksionale mundësojnë përdorimin e funksioneve shtesë, si ndarja e përmbajtjes në rrjetet sociale, mbledhja e komenteve dhe funksione të tjera nga palë të treta.
Këto cookies përdoren për të kuptuar mënyrën se si vizitorët ndërveprojnë me faqen. Ato ofrojnë informacion për statistika si numri i vizitorëve, shkalla e braktisjes së faqes, burimi i trafikut, etj.
Cookies të performancës shërbejnë për të analizuar treguesit kryesorë të performancës së faqes, duke ndihmuar në përmirësimin e përvojës së përdoruesve.
Këto cookies përdoren për t’u shfaqur vizitorëve reklama të personalizuara bazuar në faqet që kanë vizituar më herët, si dhe për analizimin e efikasitetit të fushatave reklamuese.
Ju mund të kontrolloni instalimin e cookies në pajisjen tuaj edhe përmes cilësimeve të shfletuesit. Nëse ndryshojnë kushtet për përdorimin e cookies, ne do të fshijmë të gjitha cookies e mëparshme që menaxhojmë dhe do t’i instalojmë ato sipas kushteve të reja.
Nuk kemi mundësi të fshijmë cookies të instaluara nga palë të treta (p.sh. AddThis, Google), por këtë mund ta bëni vetë përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj.
Instruksionet për menaxhimin e cookies përmes shfletuesit i gjeni në linket më poshtë: