Kalo te përmbajtja

Për Bankën

Të dhënat kryesore të NLB Banka sh.a, Prishtinë

Burimi: Raporti Vjetor 2024

Numri i degëve
35 degë në tërë rajonin e Kosovës
Numri i ATM-ve
mbi 100 ATM në tërë rajonin e Kosovës
Totali i aseteve
1.426,9 mio EUR
Pjesëmarrja në treg
17,0 %
Rezulatet pas tatimeve
37 mio EUR
Numri I klientëve aktiv
242.986

NLB Banka sh.a., Prishtinë është themeluar në vitin 2008 me bashkimin e bankave NLB Kasabank sh.a., Prishtinë dhe NLB Banka e Re e Kosovës sh.a., Prishtinë.

 

Sot, NLB Banka sh.a, është njëra ndër bankat më të suksesshme në Kosovë, e cila përmes eksperiencës dhe njohurive të gjëra është duke luajtur rol esencial në zhvillimin e sektorit bankar.

 

Suksesi ynë mbështetet në angazhimin tonë të fuqishëm për të ofruar shërbime cilësore, produkte të ndryshme bankare të krijuara në bazë të nevojave të klientëve, si dhe duke krijuar dhe mbajtur një lidhje dhe kujdes të veçantë ndaj klientëve tanë individual dhe afarist.

 

Duke qenë anëtare Grupit NLB, grupit më të fuqishëm bankar në regjion NLB Banka është në pozitë të shkëlqyer për ti ndihmuar klientët e vet që ti arrijnë vizionet e tyre. Është banka e tretë më e madhe në Kosovë me një pjesëmarrje në treg prej 17%.

 

Një pjesë e rëndësishme e misionit të NLB Banka sh.a, Prishtinë dhe Grupit NLB, përveç kujdesit për klientët përmes përkushtimit, njohurive dhe zgjidhjeve inovative, është krijimi i një jete dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë rajonin në të cilin operon.