Mbrojtja e privatësisë suaj është e rëndësishme për ne, prandaj, ne ju ofrojmë këtë informacion për t’ju ndihmuar që të kuptoni se cilat të dhëna tuaja personale i grumbullojmë, përse i grumbullojmë ato, si i përdorim ato, cilat procedura të përpunimit i zbatojmë, cilat janë të drejtat tuaja dhe si mund t’i përdorni ato.
Ne i ruajmë dhe mbrojmë të dhënat personale në mënyrë që të parandalohet çfarëdo shpalosje e panevojshme e të dhënave tek personat e paautorizuar. Ne nuk bëjmë transferim, huazim apo shitje të të dhënave personale tek palët e treta pa paralajmërim dhe pa pasur paraprakisht pëlqimin tuaj. Në të gjitha rastet, ne do të aplikojmë masat adekuate të sigurisë dhe do të përpunojmë të dhënat personale vetëm brenda kornizave ligjore dhe për qëllime të caktuara.
Mbikëqyrësi i të dhënave tuaja personale është:
NLB Banka SH.A., rruga Ukshin Hoti, numër 124, 10000, Prishtina (në tekstin në vijim: NLB Banka).
Në NLB Banka Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale mund të kontaktohet përmes:
E-mail: dpoprishtina@nlb-kos.com
Numër kontaktues: 038 744 991 / 115
Postë: NLB Banka SH.A., rruga Ukshin Hoti, numër 124, 10000, Prishtinë.
NLB Banka përpunon të dhëna personale me qëllim ofrimin e shërbimeve bankare individuale dhe ndërmarrjen e masave para lidhjes së një marrëveshjeje dhe gjatë ekzekutimit të kontratës me ju, siç janë: hapja dhe administrimi i llogarive/pakove bankare, depozitave, debitimeve direkte dhe shumat e mbajtura, kryerja e pagesave, skemat e ndryshme të kursimit, kreditë, garancionet, letër kreditë, blerja e letrave me vlerë, sigurimet, shërbimet e agjentit të bursave, dërgimi i SMS mesazheve lidhur me bilancin e llogarisë dhe transaksionet e kryera me kartela të pagesave, si dhe trajtimi i ankesave dhe menaxhimi i kontakteve me individë përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit.
Kur NLB Banka kryen pagesa ndërkombëtare përmes bankave korrespondente ose shkëmben mesazhe me qëllim të zgjidhjes së ankesave ose garancioneve e materialit dokumentar, të dhënat mund të përpunohen nga SWIFT (S.W.I.F.T. SC, Avenue Adele 1, 1310 La Hulpe, Belgium), që ofron rrjetin për lidhjen mes bankave - Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication. Në këtë rast, NLB Banka dhe SWIFT veprojnë si kontrollues të përbashkët (për më shumë informacione mund të shihni në këtë link).
NLB Banka përpunon të dhëna personale për të përmbushur kërkesa ligjore dhe rregullative, në veçanti ato që rregullojnë shërbimet bankare dhe të pagesave dhe ligjet relevante evropiane, në veçanti obligimet për raportim, verifikimi i klientit (parandalimi i shpërlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit) dhe menaxhimi i rrezikut.
Për shembull: Banka mund të kërkoj dhe të marrë informata lidhur me të dhënat tuaja personale dhe të dhëna tjera, si: të dhënat e punësimit, pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, të hyrat, interesat, kërkesat, aksionet dhe letrat tjera me vlerë, numrat e llogarive në bankat tjera apo institucionet tjera të pagesave, pronat tjera, numri tatimor dhe të dhënat tjera nga burimet tjera, në rast se NLB Banka nuk i ka poseduar këto të dhëna ose nëse ju nuk i keni dorëzuar ato personalisht në Bankë përkundër kërkesës së saj, e që ato të dhëna nevojiten për të përmbushur obligimet kontraktuale apo ka ekzistuar një bazë ligjore për një kërkesë të tillë. NLB Banka mund të përpunojë të dhënat personale edhe në rastet kur pranon vendime gjyqësore për ekzekutim (p.sh. vendime trashëgimie, urdhra për përmbarim, etj.). Baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale përfshin gjithashtu edhe kërkesat ligjore për mbajtjen e evidencave të përditësuara.
NLB Banka poashtu përpunon të dhëna personale bazuar në interesin legjitim, që tregon përgjegjësinë tonë ndaj jush dhe mirëmban një sërë shërbimesh të ofruara në treg, të cilat do të përmbushin pritshmërinë tuaj, ku ne me kujdes matim interesat tona karshi të drejtave tuaja për privatësi. Shembuj të përpunimit bazuar në interesin legjitim:
Përpunimi i të dhënave personale mund të bazohet në pëlqimin e dhënë nga individi, i cili lejon që NLB Banka të përdor të dhënat e tyre personale për qëllime të përcaktuara në pëlqim, saktësisht:
Këto qëllime përfshijnë përmbajtjen lidhur me NLB Bankën, kompanitë anëtare të NLB Grupit dhe partnerët kontraktual të NLB Banka, ndërsa të dhënat tuaja nuk do t’i jepen këtyre kompanive.
Nëse nuk e jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale për këto qëllime, e jepni pjesërisht ose pjesërisht e anuloni/tërhiqni pëlqimin, ne do t’ju njoftojmë vetëm në rastet dhe brenda pëlqimit tuaj të dhënë, në mënyrat e lejuara me ligjin e aplikuar (siç janë njoftimet e përgjithshme, për të përmbushur banka obligimet e veta lidhur me shërbimet që jeni duke i shfrytëzuar).
Pëlqimi duhet të jepet me vullnet të lirë dhe nëse vendosni që nuk do të dëshironi më të vlejë ky pëlqim ose dëshironi të anuloni më vonë pëlqimin, kjo nuk do të dëmtojë të drejtat tuaja, që dalin nga bashkëpunimi afarist me NLB Bankën dhe nuk do të paraqesë shpenzime shtesë ose situatë të pakëndshme. Lidhja e kontratës dhe provizioni i shërbimeve bankare nuk varet nga dhënia e pëlqimit.
NLB Banka mbledh të dhëna personale nga burime të ndryshme. Në të shumtën e rasteve, këto të dhëna jepen direkt nga klientët të cilët përzgjedhin ndonjë shërbim bankar individual. Po ashtu, të dhënat personale mund të mblidhen në mënyrë indirekte përmes përdorimit të shërbimeve bankare. NLB Banka gjeneron disa të dhëna duke përpunuar të dhëna për raporte, analiza, etj. NLB Banka mund të shfrytëzojë informacione tjera mbi personat, të cilat mund të jenë të qasshme apo janë dërguar tek ne përmes burimeve publike (regjistrat publik, baza të dhënash, aplikacione në internet, aplikacione mobile, rrjete sociale apo burime tjera publike të informacioneve). Të gjitha të dhënat dhe informacionet e mbledhura përpunohen nga punonjësit e NLB Bankës vetëm në kuadër të punës sonë. Të dhënat personale që nuk janë marrë drejtpërdrejt nga individi vihen në dispozicion nga NLB Banka me kërkesë të vetë individit.
Të dhënat personale si: emri dhe mbiemri, data e lindjes, vendbanimi, numri personal, numri tatimor, numri i telefonit, e-mail, që na nevojiten për dërgimin e mesazheve tek ju, përndryshe, ju nuk do të informoheni për ofertat speciale dhe gamën e produkteve/ shërbimeve. Këto janë të dhënat bazike të identifikimit dhe të kontaktit të cilat kërkohen për të lidhur biznesin apo për dërgimin e njoftimeve për ofertë.
Këto janë të dhëna standarde statistikore, p.sh. mosha, adresa e vendbanimit, gjinia, niveli i edukimit, të ardhurat etj. Këto të dhëna zakonisht zbulohen në momentin kur ju filloni të shfrytëzoni shërbimet tona, apo i nxjerrim nga të dhënat e tjera të disponueshme.
Kur bëni kërkesë për kredi, duhet të listohet burimi i të ardhurave tuaja. Nëse jeni i punësuar, NLB Banka kërkon nga ju që të deklaroni punëdhënësin, duhet të deklarohet pozita juaj dhe emri i punëdhënësit tuaj, nëse e udhëheqni një kompani ju duhet të deklaroni emrin e kompanisë. Nëse ju nuk keni aplikuar asnjëherë më parë për kredi në NLB Banka, ne nuk e dimë nëse ju jeni i punësuar apo nga kush, apo nëse jeni i vetë-punësuar. Ngjashëm, NLB Banka mund të gjejë shërbime të përshtatshme për të gjithë familjen, nëse kemi informata që të afërmit tuaj kanë llogari në NLB Banka.
Sistemet e NLB Banka regjistrojnë çdo pagesë të bërë nga llogaria juaj, nga karta e debitit apo kreditit ose online, përmes m-banking, po ashtu çdo tërheqje nga ATM, transaksionet e bëra në emrin tuaj me kërkesën tuaj dhe pagesat e bëra në llogarinë tuaj. Çdo transaksion përmban të dhëna shtesë, si shumën e transaksionit, numrin e llogarisë së dërgesës, emrin dhe numrin e POS terminalit në dyqan (merchant) të shfrytëzuar për kryerjen e pagesës, adresën apo lokacionin e dyqanit (merchant) të shfrytëzuar për kryerjen e pagesës, datën dhe kohën e pagesës, si dhe tekstin apo komentin. Nga këto të dhëna NLB Banka mund të krijojë konkluzione në lidhje me sjelljen tuaj sa i përket transaksioneve, p.sh. sa shpesh ju paguani me kartelë në vend të tërheqjes së parave nga ATM, ku, cilat janë të ardhurat tuaja, nëse të ardhurat tuaja vijnë nga disa punëdhënës, në cilat dyqane blini, sa paguani për blerjet tuaja, etj. Të gjitha këto informacione i ndihmojnë NLB Bankës që t’ju ofrojë shërbime të qasshme dhe të dobishme.
Ju mund të kontaktoni NLB Bankën përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit dhe pikave të shitjes (telefon, video thirrje, online banking, aplikacionet web dhe mobile NLB Bankës, mKlik, etj.). Gjatë regjistrimit, transaksioneve dhe aktiviteteve tjera, kompjuteri juaj në mënyrë automatike dërgon IP adresën tek serveri i NLB Bankës ku jeni qasur. Në këtë mënyrë, NLB Banka mund të identifikojë numrin e rrjetës dhe nën-rrjetës në të cilën është i lokalizuar kompjuteri juaj. Nëse ju keni lejuar përdorimin e “cookies” në shfletuesin tuaj, do të ju mundësojnë operimin e lehtë të web faqes me të gjitha funksionalitetet dhe eksperiencë më të mirë tek përdoruesi. Lexoni më shumë rreth “cookies” në faqen zyrtare në këtë link Cookies. NLB Banka mund të përcaktojë kohëzgjatjen e kyçjes suaj (login), cilat veprime keni kryer në aplikacion, cilat të dhëna i keni futur në forma – të gjitha këto bëhen për shkaqe të sigurisë. Informacionet rreth sistemit tuaj operativ dhe versionin e tij, si dhe të dhënat teknike në lidhje me pajisjen tuaj që jeni duke e shfrytëzuar, ndihmojnë që të sigurohemi që web faqet dhe shërbimet tona do të paraqiten në mënyrë të saktë në pajisjen tuaj, pasi që kjo është e vetmja mënyrë që në vazhdimësi të përmirësojmë shërbimet dhe t’i adaptojmë ato për nevojat e juaja teknike.
NLB eKlik dhe mKlik, si banka digjitale, ju mundësojnë të kryeni shërbimet bankare të NLB Bankës përmes një shfletuesi web ose aplikacionit mobil. Për t’ju ofruar funksionalitetet e plota, për të rritur sigurinë, përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për t’i përshtatur përmbajtjet me interesat tuaja, aplikacioni kërkon qasje në të dhëna dhe komponentët e mëposhtëm të ruajtur në pajisjen tuaj mobile:
Vendimi se cilat informacione dëshironi t’i ndani me NLB Klik mbetet në diskrecionin tuaj, dhe ju mund të:
Aplikacioni web dhe mobil NLB Klik mbledh disa të dhëna për qëllime të analizës statistikore, duke përdorur mjete analitike të integruara:
Për aktivitetet e targetuara, NLB Banka shfrytëzon informacionin se cilat shërbime të NLB Bankës apo pjesëtarëve tjerë të NLB grupit aktualisht i shfrytëzoni, për sa gjatë, nën cilat kushte dhe nëse jeni duke i shfrytëzuar apo i keni mbyllur ato. NLB Banka kupton sa shpesh dhe ku i përdorni kartat e pagesave të lëshuara nga NLB Banka, në çfarë shume dhe për çfarë qëllimi janë kryer këto pagesa. Nëse keni marrë një kredi nga NLB Banka, ne mund të përdorim informacionin në lidhje me shumën dhe datën e një kësti të caktuar. Nëse keni ndonjë llogari të kursimeve në Bankën tonë, kuptojmë sa shpesh dhe çfarë shume dërgoni në të. Në mjediset online, telefon dhe video thirrje, NLB Banka mbledh informatat rreth opsioneve që ju keni përzgjedhur (fushat e përzgjedhura, llojin e informacionit të futur dhe format, etj.). Banka po ashtu përpunon informacionin se sa shpesh ju regjistroheni në aplikacionet online, aplikacionet bankare mobile, telefon dhe video thirrje dhe nëse keni kryer ndonjë veprim gjatë kohës sa keni qenë të kyçur (p.sh, nëse keni kryer ndonjë pagesë, nëse keni pasur takim me bankierin, etj.).
NLB Banka mban shënime rreth kontakteve tona me ju, posaçërisht datën (mundësisht edhe kohën) e kontaktimit dhe arsyen e kontaktit. Kjo aplikohet në të gjitha kontaktet (telefon, video, SMS, postë, postë elektronike, zyre në degë dhe të tjera). NLB Banka regjistron këto kontakte në mënyrë që të shmangim thirrjet e shumëfishta për të njëjtin qëllim. Çdo herë që ju njoftojmë për ndonjë ofertë, ne ruajmë këtë informacion nëse keni pranuar apo jo, që të shmangim mundësinë e ofrimit të të njëjtave produkte disa herë. Ne po ashtu mbajmë shënime në rastet kur ju keni pasur biseda me këshilltarët dhe zyrtarët tjerë të NLB Bankës.
Për fushatat e marketingut NLB Banka shfrytëzon edhe rrjetet sociale siç është Facebook edhe pse NLB Banka nuk ruan të dhëna të publikuara në profilin tuaj, ne i shfrytëzojmë ato për të përmirësuar aktivitetet e reklamave të shënjestruara, kuptohet vetëm nëse ju pajtoheni me këtë kur i shfrytëzoni këto rrjete sociale. Për NLB Bankën, rrjetet sociale janë një kanal për t’ju adresuar klientëve dhe shënjestrimi është një vlerë e shtuar. Në kontekstin e ”cookies” të palëve të treta, ne ofrojmë një eksperiencë edhe më të mirë të shfrytëzuesit, shpërndarjen e përmbajtjes në rrjetet e ndryshme sociale, si dhe përshtatjen e ofertës sonë me dëshirat dhe nevojat tuaja, që mund të lexohen nga shfletimet e mëhershme. Të dhënat e mbledhura me ndihmën e këtyre “cookies” janë të disponueshme për NLB Bankën si dhe për ofruesit e shërbimeve. Pëlqimi juaj për rrjete sociale mund të ndryshohet përmes linkut Cookies.
Në rastet kur ju kontaktoni NLB Bankën përmes telefonit apo video thirrjes, ne mund të kërkojmë nga ju paraprakisht pëlqimin që kjo thirrje të regjistrohet. Në disa raste thirrjet duhet të regjistrohen, sepse kjo është një kërkesë ligjore, ose që të mund të dëshmohet se NLB Banka ka ndjekur udhëzimet e juaja, ose që kontrata është zbatuar në mënyrë të rregullt, ose që NLB Banka është duke vepruar në pajtueshmëri me obligimet ligjore. Ju jeni të informuar paraprakisht për regjistrimin.
Informacioni për pagesat e bëra me instrumentet për pagesë të NLB Bankës (debit apo kredit kartelë, online, telefon, video thirrje) dhe aplikacionet që përdoren për mobile banking përmbajnë të dhëna për gjeo-lokacionin. Këto të dhëna përcaktojnë në mënyrë të saktë koordinatat e GPS (Global Positioning System) ose adresën e pikës të ndonjë transaksioni, varësisht nga lokacioni fizik i terminalit për pagesë në dyqan merchant. Në regjistrim, ne lexojmë lokacionin tuaj nga gjurmë specifike. NLB Banka gjithashtu shfrytëzon të dhënat për gjeo-lokacionin në rastet kur ju vizitoni web faqet dhe kur ju shfrytëzoni aplikacionet mobile të NLB Bankës, duke ju ofruar juve informacionin e kontaktit dhe të ju ndihmojë të gjeni këshilltarin bankar apo degën më të afërt të NLB Bankës.
Kur aplikoni për kredi, ligji dhe akte tjera normative procedurale kërkojnë nga NLB Banka që të kontrollojë aftësinë tuaj për kredi dhe historinë kreditore (credit worthiness) në sistemin ZRK (Zyra e Regjistrit të Kredive). Ky informacion shfrytëzohet për të llogaritur aftësinë tuaj për të paguar kredinë. Përveç informacioneve në sistemin ZRK, për të llogaritur aftësinë tuaj kreditore NLB Banka shfrytëzon edhe informacionet e ruajtura në sistemet e saj (informacione në lidhje me veprimet me llogaritë personale, pagesat e kredive të mëhershme) dhe nga sistemet e Bankës të kontraktuara për përpunim të të dhënave. Bazuar në këto të dhëna NLB Banka mund të ju ofroj kredinë me karakteristikat që vlerëson që është më e mira për ju.
NLB Banka dëshiron të sigurohet që oferta e saj është e përshtatshme për ju. Ndonjëherë NLB Banka shfrytëzon të dhëna nga burimet e jashtme, në rast se të dhënat e saj nuk janë ta mjaftueshme për shënjestrim. Këto burime përfshijnë kryesisht regjistrat dhe shënimet publike (p.sh. regjistri i identifikimit të bizneseve, ZRK etj.).
NLB Banka është e interesuar për opinionin e klientëve të saj në lidhje me shërbimet ekzistuese dhe reklamat, çfarë shërbimi dëshirojnë, për këtë arsye banka dëshiron të ju pyes për këtë në sondazhe dhe hulumtime. Në këtë mënyrë, zakonisht merren rezultatet mesatare që përfaqësojnë të gjithë grupin e të anketuarve. Gjatë zhvillimit të shërbimeve të reja, shfrytëzohen edhe metoda tjera, p.sh. pyeten klientët se sa i pëlqejnë versionet e reja të aplikacioneve, zhvillohet e ashtuquajtura testim i shfrytëzuesit, për të kuptuar nëse shërbimi i ri është atraktiv dhe i lehtë për tu përdorur.
Këto janë të dhëna të cilat NLB Banka duhet t’i mbledh, vlerësoj dhe ruaj për një kohë të caktuar, që të veproj në pajtueshmëri me obligimet e saj ligjore. Këto të dhëna janë p.sh. obligimi i mbajtjes së të dhënave të përditësuara dhe arkivimit të të dhënave, nën disa ligje që rregullojnë aktivitetet biznesore ose mbledhja dhe vlerësimi i të dhënave për të parandaluar shpërlarjen e parave, financimin e terrorizmit dhe obligime tjera ligjore. Këto të dhëna mund të përfshijnë p.sh. burimin dhe origjinën e të ardhurave tuaja, lidhjet reciproke të kapitalit, nacionalitetin, shtetësinë, adresën e vendbanimit, fushën e aktivitetit, ekspozimin politik, etj. Bazuar në pajtueshmërinë tuaj, apo nëse ekziston ndonjë tjetër bazë ligjore, NLB Banka mund të shfrytëzoj këto të dhëna edhe për qëllime tjera, në pajtueshmëri me dëshirat tuaja.
Të dhënat tuaja personale përpunohen nga sistemet e NLB Bankës dhe të punësuarit individualë, të cilët i kërkojnë këto të dhëna për punën e tyre dhe mund t'i ndajnë me të punësuarit tjerë. Kjo do të thotë që çdo informacion që i keni dhënë këshilltarit të bankës, do të jetë në dispozicion edhe për të punësuarit tjerë të NLB Bankës, për shembull, të punësuarit në marketing, për qëllime marketingu.
Përveç të punësuarve në NLB Bankë, përdoruesit e të dhënave personale janë gjithashtu të punësuarit e përpunuesve të të dhënave kontraktuale të NLB Bankës, të cilët mund të përpunojnë të dhënat tuaja vetëm në përputhje me ligjin e caktuar, me aprovimin ose pëlqimin e juaj. Këta janë për shembull printera që shtypin njoftime të ndryshme dhe materiale reklamuese të dërguara tek ju me anë të postës. Një shembull tjetër janë operatorët e telekomunikacionit të cilët i transmetojnë mesazhet tona tek ju. Në çdo rast, ne sigurojmë mbrojtjen e të dhënave tuaja personale në të njëjtën mënyrë sikur të përpunohen nga vetë NLB Banka.
Në raste të caktuara të cilat parashihen me ligjet në fuqi, ne duhet t'i transmetojmë të dhënat tuaja personale ose t'i raportojmë ato autoriteteve kompetente shtetërore dhe autoriteteve përgjegjëse për tatimin financiar ose mbikëqyrjen bankare (siç janë Njësia e Inteligjencës Financiare, Administrata Tatimore e Kosovës, gjykatat etj.) Po ashtu duhet t'ia përcjellim ato palëve të treta nëse ky detyrim i përcjelljes ose zbulimit është i caktuar me ligj. Detajet rreth kategorive të përdoruesve, partnerëve kontraktues dhe përpunuesve kontraktual mund të merren me kërkesë përmes Zyrtarit tonë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
NLB Banka mund të përpunojë të dhënat manualisht ose automatikisht.
Një përpunim i automatizuar i të dhënave mund të nënkuptojë gjithashtu zbatimin e të ashtuquajturit vendim-marrje të automatizuar, që do të thotë se vendimet që lidhen me ju merren duke përdorur mjete teknologjike dhe pa ndërhyrje njerëzore. NLB Banka përdor disa procese të automatizuara, përfshirë formimin e profileve, ku mund të merret një vendim për një individ, që rezulton me efekte juridike që lidhen me to ose që kanë një efekt të rëndësishëm në to (siç është vlerësimi i aftësisë kreditore etj.). Në rast të një vendimi të automatizuar individi do të njoftohet paraprakisht dhe do të ketë të drejtën e trajtimit personal, të drejtën për të shprehur pikëpamjen e tyre, të drejtën për të marrë një shpjegim të vendimit të bërë në këtë mënyrë dhe të drejtën për të kundërshtuar vendimin e tillë.
Për shembull, në procedurën e aprovimit të një Kredie Personale të NLB Bankës përmes aplikacionit NLB mKlik, vetë aplikacioni i përpunon të dhënat tuaja dhe automatikisht i aprovon ose i refuzon kërkesat tuaja për kredi. Vendimmarrja e automatizuar, e cila mundëson marrjen më të shpejtë të vendimeve dhe rrit efikasitetin e procedurës së dhënies së kredisë, është e domosdoshme për lidhjen e një marrëveshjeje kredie, kur kërkesa bëhet përmes aplikacionit NLB mKlik. Para fillimit të procedurës, ju merrni të gjitha informatat lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale. NLB Banka ju mundëson që, në vend se të kërkoni kredi përmes NLB mKlik, ta anuloni procedurën në cilëndo fazë dhe ta realizoni atë në mënyrën e zakonshme në njërën nga degët tona.
Periudha e ruajtjes të dhënave personale varet nga baza dhe qëllimi i përpunimit të çdo kategorie të të dhënave personale. Të dhënat personale ruhen vetëm për aq kohë sa është paraparë dhe lejuar me akte normative dhe e nevojshme për të arritur qëllimin për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar. Pas arritjes së qëllimit të përpunimit dhe nëse nuk ekziston ndonjë bazë tjetër ligjore ose nëse kjo nuk kërkohet për të zbatuar, ekzekutuar ose mbrojtur pretendimet ligjore, të dhënat personale fshihen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonime. Sipas të drejtës për qasje në të dhëna, një individ mund të kërkojë në çdo kohë informacion mbi periudhën e ruajtjes së një lloji të caktuar të të dhënave.
Nëse dëshironi të merrni informacion rreth përpunimit të të dhënave tuaja personale, ju mund t'i kërkoni ato duke zbatuar të drejtën tuaj për qasje. Përveç kësaj, NLB ju lejon të zbatoni të drejtën e korrigjimit (për shembull nëse vini re se të dhënat tuaja personale nuk janë të sakta), të drejtën për fshirjen e të dhënave personale (për shembull nëse nuk ka bazë ligjore për përpunim) dhe të drejtën për bartje/ transferim (për shembull kur dëshironi të transferoni të dhënat tuaja personale tek një mbikëqyrës tjetër i të dhënave).
Nëse nuk pajtoheni me përpunimin e të dhënave tuaja personale në bazë të interesit tonë legjitim, ose nëse nuk dëshironi që të dhënat tuaja personale të përdoren për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, ju keni të drejtë të kundërshtoni dhe të kërkoni ndërprerjen e përpunimit të të dhënave. Ju mund të paraqitni këtë kërkesë në atë mënyrë që ju të identifikoheni, domethënë duke plotësuar një formular të përgatitur për ushtrimin e çdo të drejte të tillë, që është në dispozicion në degët e Bankës dhe të publikuar në faqen zyrtare www.nlb-kos.com ose në një mënyrë tjetër të dokumentuar (p.sh. kërkesa verbale për regjistrim në zyrën e degës së Bankës, kërkesa me shkrim, kërkesa e paraqitur përmes video thirrjes, kërkesa e dërguar nëpërmjet bankës në internet ose celular). Kërkesat e pranuara procesohen nga Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që është i qasshëm në format e paraqitura më lart. Ne do t'i përgjigjemi kërkesës suaj pa vonesë të panevojshme ose më së largu brenda një muaji. Në çdo kohë ju keni të drejtë të parashtroni një ankesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi, adresa: rruga Zejnel Salihu, numër 22, 10000, Prishtinë, website: https://aip.rks-gov.net.
Pëlqimi juaj për të përpunuar të dhënat personale për qëllimet e përshkruara në këtë informacion është vullnetar. Ju mundeni në çdo kohë të ndaloni ose të tërhiqni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave duke informuar NLB Bankën, por kjo nuk do të ndikojë në ndonjë marrëdhënie kontraktuale ndërmjet juve dhe NLB Bankës për përdorimin e produkteve ose shërbimeve që nuk kërkojnë pëlqim të tillë. Tërheqja e pëlqimit nuk do të ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit të bazuar në pëlqimin para tërheqjes së tij.
Edhe pas heqjes së pëlqimit tuaj, NLB Banka do të përpunojë vetëm ato të dhëna që lidhen me ju, ato të dhëna që duhet të përpunojë për të përmbushur detyrimet ligjore në bazë të ekzekutimit të kontratës me ju dhe për të ndjekur interesin legjitim.
NLB Banka rezervon të drejtën për të ndryshuar këtë Informacion të Përgjithshëm për të siguruar pajtueshmërinë me aktet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale. Ky informacion është në dispozicion në të gjitha degët e NLB Bankës dhe në faqen e saj të internetit.
Për të gjitha çështjet që nuk janë të përcaktuara shprehimisht në këtë Informacion të Përgjithshëm ose në kontratë ndërmjet NLB Bankës dhe individit, do të zbatohen dispozitat e ligjit në fuqi.
Ky informacion i përgjithshëm vlen dhe është fuqi nga muaji Maj 2026.
NLB Banka sh.a. Prishtinë