Kalo te përmbajtja
Zyrtar i lartë për Menaxhim të ICT Riskut në Sektorin për Menaxhimin e Riskut
Lokacioni:
Lloji: Full time
Afati për aplikim: 30.9.2025

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

 

KONKURS 

 

Për zgjedhjen e kandidatit në vendin e punës: Zyrtar i lartë për Menaxhim të ICT Riskut në Sektorin për Menaxhimin e Riskut 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në një nga fushat: Fakultetit ekonomik (drejtimi Banka dhe Financa, Kontabilitet, Menaxhment dhe Informatikë), FSHMN (drejtimi Matematike Financiare në Banka dhe Sigurime), Shkenca Kompjuterike;
  • Njohuri të Standardeve të Sigurisë në Banka (ISO27001, ISO27005 CIS, PCIDSS), Planeve të Vazhdimësisë së Punës (BCP), rregulloreve relevante si Digital Operational Resiliance Act (DORA) dhe GDPR;
  • Certifikimet në fushën e ICT Risk do të konsiderohen përparësi;
  • Njohuri për IT infrastrukturën, rrjetet, ambientet në Cloud dhe sigurinë e aplikacioneve.
  • Së paku 3 vite përvojë pune;
  • Njohuri mbi kornizat e përgjithshme të politikave dhe rregulloreve të sektorit bankar;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, njohuritë në SQL, Python, apo Power BI do të konsiderohen avantazh;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze në të folur dhe të shkruar (obligative).

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Zbatimi dhe implementimi i Politikes për Menaxhim të ICT Riskut;
  • Monitorimin e zbatimit të masave të propozuara teknike të sigurisë, efektivitetin e tyre dhe përmirësimin eventual të tyre;
  • Kryerja e kontrolleve të ICT riskut, dokumentimin e riskut siç përcaktohet në planin vjetor të vlerësimit të riskut dhe menaxhimin e katalogut të ICT Riskut;
  • Zbatimi Politikës për Menaxhim të ICT Incidenteve;
  • Sigurimi pajtueshmërisë me kërkesat e DORA (Digital Operational Resiliance Act);
  • Udhëheqjen dhe koordinimin e aktiviteteve që ndërlidhen me menaxhimin e situatave të krizës për të
  • siguruar vazhdimësinë e punës;
  • Rishikon dhe përditëson politikat dhe aktet tjera të brendshme në fushën e vazhdimësisë së punës (BCP);
  • Kryen rolin e personit zyrtar të vazhdimësisë së punës sipas përcaktimit në politikat e brendshme;
  •  Implementimin e politikës së brendshme për menaxhim të riskut karshi palëve të treta, zhvillimin e planeve dhe shablloneve të vlerësimit të riskut, edukimin e linjës së parë të mbrojtjes dhe vlerësimin e shkallës së rrezikshmërisë të ofruesit të shërbimit;
  • Kontribuon në mënyrë aktive në organet vendimarrëse të Bankës, siç është Komiteti i Riskut Operacional (OpR) dhe Komiteti i Sigurisë;
  • Hartimi dhe ekzekutimi i planeve të korrigjimit në përgjigje të gjetjeve nga auditorët e brendshëm/të jashtëm, rregullatorët ose vlerësuesit (p.sh., CISO).
  • Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas kërkesës të udhëheqësit më të lartë. 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 30 Shtator 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.