Kalo te përmbajtja

Bordi Udhëheqës i NLB Banka

Gem Maloku
Gem Maloku Kryetar i Bordit Udhëheqës
LinkedIn

z. Maloku, edukimin e mesëm e përfundoj në “RJR Reynolds” Winston Salem në Karolinën Veriore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurse studimet Universitare i ka përfunduar në Prishtinë. Edukimin profesional e ka përfunduar në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar (ACCA) dhe mbanë titullin kontabilist/auditor i certifikuar. Nga viti 2013 është anëtar dhe tani mbanë titullin Fellow në kuadër të Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2022 ka përfunduar studimet Executive MBA në IEDC - Bled School of Management.

Z. Maloku ka filluar punën në vitin 2001 në industrinë e financave publike duke qenë pjesë e ekipit të ekspertëve të KPMG-Barents grup Emerging Markets në Prishtinë. Në Maj të vitit 2003 angazhohet në Deloitte Kosova. Me zhvillim të vazhdueshëm profesional përbrenda Deloitte ka arritur në nivelin e Auditorit të lartë, dhe është angazhuar ne auditimin e institucioneve financiare përfshirë industrinë e sigurimeve si dhe është angazhuar në udhëheqjen e auditimeve të ndërmarrjeve të ndryshme publike në zyrën e Deloitte në Kosovë dhe në Rumani. Gjatë punës në Deloitte është angazhuar në auditim të industrive te ndryshme si dhe në ofrimin e shërbimeve të due diligence, auditimit forenzik dhe shërbime të tjera këshillëdhënëse financiare në kuadër të zyrës në Kosovë dhe në Rumani. Në vitin 2008, z. Maloku ka filluar punën në NLB Banka në Prishtinë, në pozitën e Drejtorit të Sektorit për Menaxhimin e Riskut. Kurse në vitin 2014 është promovuar në pozitën e Ndihmës i Kryetarit të Bordit Udhëheqës për Risk deri në vitin 2017 kur edhe është emëruar Zyrtar Kryesor për Risk në NLB Banka në Prishtinë. Më 1 janar 2020, z. Maloku është emëruar në pozitën e Anëtarit të Bordit Udhëheqës në NLB Banka. Angazhimet shtesë të z. Maloku përfshijnë: Kryesues i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) i emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës (2013-2018) për dy mandate në vazhdimësi, Kryesues i grupit punues për hartimin e ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, Kryesues i Komitetit të Rrezikut në kuadër të Shoqatës së Bankave të Kosovës etj. Më 07.05.2025 Z. Maloku u emërua si Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka.

Mirsad Haskaj
Mirsad Haskaj Anëtar i Bordit Udhëheqës
LinkedIn

Z. Haskaj, është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet në vitin 2005 në Universitetin e Prishtinës dhe ka vazhduar studimet Master në të njëjtin drejtim. Karrierën e tij në sistemin bankar e filloj në vitin 2005 në NLB Banka ( atëkohë Kasabank), si Zyrtar për kredi në Retail dhe Korporatë. Në vitin 2009 ka kaluar në Sektorin e Risk-ut ku shërbeu në pozita të ndryshme në fushën e riskut, si Analist i Menaxhimit të Riskut, Analist i Lartë i Menaxhimit të Riskut dhe Koordinator i Lartë i Menaxhimit të Riskut. Më 1 janari 2020, është promovuar në pozitë; Drejtor i Sektorit të Menaxhimit të Riskut dhe shërbeu si CRO (legjislacioni vendor) për NLB Banka sh.a. Prishtinë. Gjatë karrierës se tij, u angazhua në projekte dhe iniciativa të ndryshme dhe sfiduese për Bankën si: adoptimi i standardit të IFRS 9 për provizionim, automatizimi i proceseve interne ndaj raportimit në nivel të Grupit dhe Bankës Qendrore te Kosovës, digjitalizimi i procesit të vlerësimeve të riskut si pjesë e kredive të shpejta dhe projekte të tjera. Krahas përvojës se tij, z. Haskaj ka ndjekur edhe trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës nga NLB d.d., MIDF, House of Training Luxemburg Insitute si Moody’s. Angazhimet tjera të z. Haskaj përfshijnë pjesëmarrjen si folës në panele të ndryshme dhe si autor i rregullt i artikujve për revistën e Shoqatës së Bankave të Kosovës, The Kosovo Banker. z. Haskaj aktualisht mban pozitën e Kryesuesit te Komitetit te Riskut në kuadër të Shoqatës se Bankave të Kosovës. Emërimi i tij si Anëtar i Bordit Udhëheqës të NLB Banka sh.a. Prishtina nga data 1.1.2024 është një tjetër hap në karrierën e tij mbresëlënëse brenda NLB Banka sh.a. Prishtinë.

Yll Sejdiu
Yll Sejdiu Anëtar i Bordit Udhëheqës
LinkedIn

Z. Sejdiu ka përfunduar studimet universitare në Universitetin e Prishtinës, ku ka fituar titullin Bachelor në Bankë, Financë dhe Kontabilitet, si dhe Master Shkencor në Bankë, Financë dhe Kontabilitet. Edukimin profesional e ka avancuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mban titullin Certified Public Accountant (CPA), të lëshuar nga New York State Department of Education. Po ashtu, ka ndjekur formim profesional në Federal Income Taxation dhe Corporate Taxation në institucione universitare amerikane, përkatësisht City University of New York-Hunter College dhe University of Phoenix, Arizona.

Z. Sejdiu ka filluar karrierën e tij profesionale në vitin 2005 në sektorin bankar, duke u angazhuar në NLB Banka (atëherë Kasabank), ku ka mbajtur pozita në Pagesa Ndërkombëtare, Auditim të Brendshëm dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, duke fituar përvojë të drejtpërdrejtë në operacione bankare, kontroll të brendshëm dhe instrumente financiare ndërkombëtare.

Nga viti 2008, ka mbajtur disa pozita drejtuese, përfshirë Drejtor i Sektorit të Pagesave, Zëvendësdrejtor i Divizionit të Korporatave, Ndihmës i Kryetarit të Bordit Udhëheqës për SME, si dhe Drejtor i Divizionit të Korporatave. Përgjatë kësaj periudhe, z. Sejdiu ka qenë për një kohë të gjatë anëtar i Komitetit të Kredive, duke marrë pjesë aktive në vendimmarrje lidhur me kreditim, menaxhim të portofolios kreditore, zhvillim biznesi, aprovim të ekspozimeve të mëdha dhe monitorim investimesh.

Nga viti 2021 deri në vitin 2023, z. Sejdiu ka ushtruar aktivitet profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e konsulencës financiare, kontabilitetit dhe tatimeve, me fokus në raportim financiar, përgatitje dhe rishikim të pasqyrave financiare, si dhe planifikim tatimor strategjik dhe pajtueshmëri me legjislacionin tatimor amerikan. Gjatë kësaj periudhe ka udhëhequr ekipe profesionale dhe ka këshilluar klientë nga industri të ndryshme

Z. Sejdiu ka qenë gjithashtu i angazhuar në fushën akademike si Ligjërues i lëndëve të Kontabilitetit dhe Analizës Financiare në Dardania College, duke kontribuar në zhvillimin profesional të kuadrove të rinj në sektorin financiar.

Z. Sejdiu është emëruar Anëtar i Bordit Udhëheqës, me efekt nga data 01.01.2026.

Bordi i Drejtorëve

Antonio Argir Kryesues
Peter Zelen Zëvendës Kryesues
Mateja Treven Anëtar i Bordit
Blerta Berveniku Anëtare e Bordit
Abdylmenaf Bexheti Anëtar i Bordit
Gem Maloku Kryetar i Bordit Udhëheqës i NLB Banka, sipas funksionit pa të drejtë vote