Kalo te përmbajtja

Aktivizo mKlik, paguaj dhe fito!

Këtë fundvit, NLB Banka të sjell një mundësi për të fituar shpërblime! Aktivizo mKlik, realizo së paku një pagesë me kartelën tënde në POS terminalet e NLB-së dhe bëhu pjesë e lojës sonë shpërblyese.
Aktivizim i lehtë
Aktivizo shërbimin mKlik në pak minuta dhe shfrytëzo të gjitha përparësitë e bankimit digjital.
Evito pritjet ne sportel
Menaxhoni llogarinë në çdo kohë dhe vend.
Siguri e garantuar
Mbrojtje maksimale në çdo transaksion.
Aplikim për Kredi Online
Kërkesë dhe miratim online, pa dokumente fizike dhe pa pasur nevojë të vizitoni degën.
Qasje 24/7
Kontrolloni llogaritë dhe kartelat kurdo që ju nevojitet.
5 Shpërblime
Mundësi për të fituar një nga dy iPhone 18 Pro ose një nga tre shpërblimet prej 100 EUR.

Aktivizoni NLB mKlik direkt nga telefoni juaj

Aktivizimi i shërbimit mKlik është 100% online dhe kërkon vetëm pak minuta kohë! Si klient i NLB Bankës, mund ta aktivizoni aplikacionin menjëherë pa pasur nevojë të vizitoni degën.

FALAS

Për vitin e parë

Loja shpërblyese është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2026

Çfarë mund të fitosh?

 

5 shpërblime ekskluzive për 5 fitues! Duke përdorur shërbimet tona digjitale dhe duke bërë blerjet tuaja të përditshme me kartelë, ju hyni automatikisht në garë për të fituar një nga shpërblimet tona kryesore të përgatitura posaçërisht për ju.

2 × iPhone 18 Pro

Dy fitues të përzgjedhur do të shpërblehen me nga një iPhone 18 Pro.

3 × 100 EUR

Tre fitues do të shpërblehen me nga 100 EUR, të cilat do të transferohen direkt në llogaritë e tyre bankare.

Si ta aktivizoni mKlik në 6 hapa të thjeshtë?

Shkarkoni mKlik
Shkarkoni aplikacionin mKlik falas në App Store ose Google Play.
Zgjedhni "Kam llogari në NLB."
Hapni aplikacionin dhe klikoni opsionin për të filluar aplikimin si klient ekzistues.
Fillo aktivizimin online
Zgjidhni opsionin "Aktivizo me te dhena personale".
Plotesoni te dhenat tuaja
Vendosni te dhenat e kerkuara me poshte per verifikim te sigurt: Numrin personal (ID), Emrin, Mbiemrin, 4 numrat e fundit të kartelës tuaj bankare, Datën e skadencës së kartelës
Verifikoni me kodin e aktivizimit
Pranoni kodin e sigurisë që do t'ju arrijë me SMS dhe vendosni atë në aplikacion.
Krijoni PIN-in tuaj
Krijoni PIN-in tuaj personal të sigurisë për mKlik dhe vazhdoni tutje me përdorimin e aplikacionit!
NLB Pay - Aktivizoni menjëherë kartelën digjitale
NLB mKlik

Me aplikacionin mobil mKlik, çdo shërbim bankar është vetëm një klikim larg. Menaxhoni financat tuaja në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe të thjeshtë, nga çdo vend dhe në çdo moment. Me mKlik, kontrolloni llogaritë, bëni pagesa, aplikoni për kredi apo shikoni njoftime të reja nga banka, nga rehatia e shtëpisë. Praktike, e shpejtë dhe e qartë.

NLB mKlik Kredi

Shfrytëzo mundësinë unike për të aplikuar për kredi, pa pasur nevojë fare për të vizituar degën e Bankës. Zgjedh shumën dhe afatin që të përshtatet. Harroni pritjet në radhë dhe mbledhjen e dokumenteve fizike – i gjithë procesi përfundon me pak klikime dhe miratimi bëhet brenda 5 minutave.

Foto
KUSHTET DHE RREGULLAT E LOJËS SHPËRBLYESE “Aktivizo mKlik, paguaj dhe fito!”

1. Organizatori

Organizator i lojës shpërblyese “Aktivizo mKlik, paguaj dhe fito!” është NLB Banka Sh.A. (në vijim: Banka).

Loja shpërblyese organizohet me qëllim të promovimit të përdorimit të shërbimit bankar digjital mKlik dhe nxitjes së përdorimit të kartelave bankare në POS terminalet e NLB Bankës.

2. Kohëzgjatja e lojës shpërblyese

Loja shpërblyese zhvillohet gjatë periudhës [data e fillimit] – 31 dhjetor 2026.

Përzgjedhja dhe ndarja e shpërblimeve do të realizohen gjatë muajit janar 2027.

Vetëm aktivizimet dhe transaksionet e realizuara brenda periudhës së përcaktuar të kampanjës do të merren parasysh për kualifikim.

3. E drejta e pjesëmarrjes

Të drejtë pjesëmarrjeje në lojën shpërblyese kanë klientët ekzistues të NLB Bankës që:

  • Janë persona fizikë dhe posedojnë llogari aktive në NLB Bankë.
  • Posedojnë kartelë bankare aktive të lëshuar nga NLB Banka.
  • Janë pjesë e segmentit të klientëve të përzgjedhur për këtë kampanjë.
  • Nuk e kanë shërbimin mKlik aktiv në fillim të kampanjës.
  • Plotësojnë kushtet e pjesëmarrjes gjatë periudhës së kampanjës.

Pjesëmarrja në lojën shpërblyese është pa pagesë shtesë, përveç tarifave eventuale standarde që lidhen me shërbimet bankare dhe transaksionet e realizuara.

4. Kushtet e kualifikimit

Për t'u kualifikuar në lojën shpërblyese, klienti duhet t'i përmbushë të dy kushtet në vijim:

Kushti 1 – Aktivizimi i mKlik

Klienti duhet të aktivizojë me sukses shërbimin mKlik gjatë periudhës së kampanjës.

Kushti 2 – Realizimi i transaksionit me kartelë

Klienti duhet të realizojë së paku një transaksion të suksesshëm me kartelë të lëshuar nga NLB Banka në POS terminalet e NLB Bankës gjatë periudhës së kampanjës.

Transaksionet e anuluara, të refuzuara ose të kthyera nuk do të konsiderohen të vlefshme për kualifikim.

Klientët që i plotësojnë të dy kushtet do të përfshihen automatikisht në përzgjedhjen e fituesve.

5. Shpërblimet

Në kuadër të lojës shpërblyese do të ndahen gjithsej 5 (pesë) shpërblime:

  • 2 × iPhone 18 Pro – Dy fitues do të shpërblehen me nga një pajisje iPhone 18 Pro.
  • 3 × 100 EUR – Tre fitues do të shpërblehen me nga 100 EUR, të cilat do të transferohen në llogaritë e tyre në NLB Bankë.

Shpërblimet nuk mund të zëvendësohen me shpërblime të tjera ose me para të gatshme, përveç shpërblimeve monetare të përcaktuara shprehimisht në këto rregulla.

6. Përzgjedhja e fituesve

Përzgjedhja e fituesve do të realizohet gjatë muajit janar 2027, pas përfundimit të periudhës së kampanjës.

Fituesit do të përzgjidhen në mënyrë rastësore nga lista e klientëve që kanë përmbushur të gjitha kushtet e pjesëmarrjes.

Përzgjedhja do të realizohet nga një komision i autorizuar i Bankës dhe do të dokumentohet përmes procesverbalit përkatës.

Çdo klient i kualifikuar do të ketë një mundësi pjesëmarrjeje në përzgjedhje, pavarësisht numrit të transaksioneve të realizuara.

Një klient mund të fitojë vetëm një shpërblim gjatë lojës shpërblyese.

7. Njoftimi i fituesve

Fituesit do të njoftohen individualisht nga NLB Banka përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, duke përdorur të dhënat e kontaktit të regjistruara në sistemet e Bankës.

Banka do t'i informojë fituesit për procedurën dhe afatin e pranimit të shpërblimeve.

Në rast se një fitues nuk mund të kontaktohet ose nuk i përmbush kriteret e përcaktuara, Banka rezervon të drejtën të përzgjedhë një fitues rezervë, sipas procedurës së miratuar.

8. Dorëzimi i shpërblimeve

Shpërblimet do të ndahen gjatë muajit janar 2027, sipas procedurave të përcaktuara nga Banka.

Shpërblimet monetare prej 100 EUR do të transferohen drejtpërdrejt në llogaritë bankare të fituesve.

Pajisjet iPhone 18 Pro do t'u dorëzohen fituesve në mënyrën dhe lokacionin e përcaktuar nga Banka, pas verifikimit të identitetit.

9. Mbrojtja e të dhënave personale

Të dhënat personale të pjesëmarrësve do të përpunohen nga NLB Banka vetëm për qëllimet e organizimit, administrimit dhe realizimit të lojës shpërblyese, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Banka do të përdorë vetëm të dhënat e nevojshme për verifikimin e kualifikimit, përzgjedhjen dhe njoftimin e fituesve, si dhe dorëzimin e shpërblimeve.

Publikimi eventual i emrave, fotografive apo të dhënave të tjera identifikuese të fituesve do të bëhet vetëm në përputhje me bazën përkatëse ligjore dhe kërkesat për mbrojtjen e të dhënave personale.

10. Përgjegjësitë e organizatorit

NLB Banka rezervon të drejtën të verifikojë përmbushjen e kushteve të pjesëmarrjes dhe të përjashtojë rastet e abuzimit, mashtrimit ose mosrespektimit të këtyre rregullave.

Çdo ndryshim eventual i kushteve të lojës shpërblyese do të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do t'u komunikohet pjesëmarrësve sipas mënyrës së përcaktuar nga Banka.

11. Informata shtesë

Për informata shtesë lidhur me lojën shpërblyese, klientët mund të kontaktojnë NLB Bankën përmes kanaleve zyrtare të komunikimit ose të drejtohen në degët e saj.

12. Dispozitat përfundimtare

Me pjesëmarrjen në lojën shpërblyese, klientët i nënshtrohen kushteve dhe rregullave të përcaktuara në këtë dokument, në masën e lejuar nga legjislacioni në fuqi.

Këto kushte dhe rregulla hyjnë në fuqi në datën e fillimit të kampanjës, pas aprovimit nga organet përgjegjëse të Bankës.