NLB Banka sjell për ju shërbimin më të ri dhe më atraktiv në treg: NLB Video Thirrje. Ju tani mund të menaxhoni shumicën e shërbimeve bankare kudo që jeni, kurdo që ju nevojitet. Pa pritje, pa stres, me video komunikim drejtpërdrejtë me Qendrën Kontaktuese, pa pasur nevojë të vizitoni degën fizikisht.
Orari i shërbimit:
E hënë – E premte
08:00 – 16:00
Me Video Thirrje ju mund të:
Merrni informacione të përgjithshme për produktet dhe shërbimet e bankës;
Trajtoni kërkesat tuaja shpejt.
Pagesa për klientët pa qasje në M-Klik apo E-Klik
Në raste të veçanta, kur klienti nuk ka qasje në shërbimet digjitale, përmes video-thirrjes mund të realizohen këto pagesa:
Transfertë brenda llogarive të klientit (rrjedhëse ↔ kursim), deri në 5,000 EUR
Pagesa e faturave Giro në emër të klientit
Transfertë kombëtare ku klienti është përfitues në një bankë vendase, me limit deri në 5,000 EUR
Për klientët e identifikuar
(me dokument identiteti të vlefshëm), mund të realizohen shërbime si:
Zhbllokimi i kartelës;
Aktivizimi i M-Klik dhe E-Klik;
Ndryshimi i limitit ditor të kartelës;
Rivendosja e PIN-it të kartelës;
Konfirmimi i transaksioneve të dyshuara për mashtrim;
Dërgimi i qarkullimit të llogarisë me email;
Trajtimi i ankesave.
Në rastet kur klienti nuk posedon asnjërin nga shërbimet M-Klik apo E-Klik, përmes Video Thirrjes ju mund të realizoni:
Transfere brenda llogarive tuaja (rrjedhëse ↔ kursim) deri në një limit të caktuar 5,000 €;
Pagesa e faturave Giro në emër të klientit;
Transfertë kombëtare ku klienti është përfitues në bankën vendase, deri në një limit të caktuar 5,000 €.
Komoditet, siguri dhe shërbim i menjëhershëm, gjithçka përmes një video thirrjeje!