Ky dokument përcakton kushtet e Deklaratës së Privatësisë të aplikacioneve në celular NLB mKlik, mToken dhe NLB Pay nga NLB Banka Prishtina. Duke ju qasur aplikacioneve NLB mKlik, mToken dhe NLB Pay ju pajtoheni që të jeni të lidhur me këto kushte, dhe para se të filloni të shfrytëzoni aplikacionet, klienti duhet ti lexojë këto kushte me kujdes.
Kjo deklaratë e privatësisë përcakton politikat aktuale dhe demonstron angazhimin e Bankës ndaj privatësisë financiare të klientit. NLB Banka Prishtina mund të ndryshojë përmbajtjen apo shërbimet që gjenden në aplikacionin mobil të klientit në çdo kohë dhe pa paralajmërim, dhe si pasojë deklarata e privatësisë së NLB Banka Prishtina mund të ndryshojë në çdo kohë në të ardhmen.
NLB Banka ofron produkte dhe shërbime financiare. Kur klienti qaset në aplikacionin mobil apo link në ndonjë aplikacion tjetër dhe/ose ueb faqe, këshillohet që të lexojë deklaratat për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave ose marrëveshjet e lëshuara nga ueb faqja e tillë, për të përcaktuar politikat që zbatohen për informacionin ose të dhënat e ruajtura nga ajo faqe interneti.
Biznesi i NLB Banka është ndërtuar mbi besimin ndërmjet Bankës dhe klientëve. Për të ruajtur konfidencialitetin e të gjithë informacionit që na ofron klienti:
Duke ruajtur angazhimin tonë ndaj këtyre parimeve, ne do të sigurojmë që do të respektojmë besimin e brendshëm që ju vendosni në NLB Bankën.
Mbrojtja e të dhënave
Klienti pranon që Banka të mban dhe përpunon të dhënat personale sipas dispozitave të Ligjit të zbatueshëm, në lidhje me “mbrojtjen e individit në lidhje me përpunimin e të dhënave personale”. Ndërsa politika e mësipërme është subjekt i ndryshimit, të gjitha palët e interesuara duhet të informohen rregullisht për përmbajtjen e saj dhe për pranimin dhe pajtimin e kushteve specifike.