Kalo te përmbajtja
Analist Biznesi në Bankimin Digjital
Lokacioni:
Lloji: Full time
Afati për aplikim: 14.1.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

 

KONKURS 

 

Për zgjedhjen e kandidatit në vendin e punës: Analist Biznesi në Bankimin Digjital (dy vende pune)

ROLI JUAJ TEK NE

Kërkojmë Analist Biznesi me vëmendje ndaj detajeve për të mbështetur programin e transformimit të Bankës. Roli përfshin mbledhjen e kërkesave, analizën e proceseve dhe sigurimin e realizimit të suksesshëm të iniciativave digjitale. Fokus kryesor do të jenë projektet që lidhen me bankimin mobil, menaxhimin e dokumenteve, sistemet CRM dhe procesin e onboarding-ut digjital, duke bashkëpunuar ngushtë me palët e përfshira për të lidhur nevojat e biznesit me zgjidhjet teknologjike.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Mbledhja e Kërkesave: Bashkëpunim me njësitë e biznesit dhe palët e interesit për identifikimin, dokumentimin dhe verifikimin e kërkesave funksionale dhe jo-funksionale;
  • Analiza & Optimizimi i Proceseve: Analizimi i rrjedhave aktuale të punës dhe propozimi i përmirësimeve për të mbështetur objektivat e transformimit digjital;
  • Mbështetje në Dizajnin e Zgjidhjeve: Bashkëpunim me arkitektët e IT-së dhe zhvilluesit për të siguruar që zgjidhjet përputhen me nevojat e biznesit dhe standardet rregullatorë;
  • Dokumentimi: Përgatitja e dokumenteve të detajuara të kërkesave të biznesit (BRD), user stories dhe hartave të proceseve;
  • Angazhimi me Partnerët dhe Strukturat e Brendshme: Veprim si ndërmjetës mes ekipeve të biznesit dhe ekipeve teknike, duke siguruar kuptim dhe përputhje të qartë;
  • Testimi & Validimi: Mbështetje në UAT (User Acceptance Testing) përmes definimit të rasteve të testimit dhe verifikimit të dorëzimeve kundrejt kërkesave;
  • Menaxhimi i Ndryshimeve: Asistim në planet e trajnimit dhe komunikimit për të siguruar adoptim të lehtë të sistemeve dhe proceseve të reja;
  • Pajtueshmëria & Menaxhimi i Rrezikut: Sigurimi që zgjidhjet respektojnë rregulloret bankare, ligjet për privatësinë e të dhënave dhe qeverisjen e brendshme.
  • Raportimi: Raportim i rregullt te Menaxheri i Projektit dhe tek Udhëheqësi i Njësisë sipas hierarkisë organizative.

AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET

Të domosdoshme:

  • Përvojë pune si analist biznesi së paku 3 vjet në sektorin bankar/shërbime financiare dhe/ose kompani zhvillimi softuerësh;
  • Kuptim i mirë i proceseve të bankimit digjital (bankimi mobil, CRM, onboarding);
  • Aftësi në teknikat e mbledhjes së kërkesave dhe përdorimin e mjeteve të dokumentimit;
  • Njohuri mbi metodologjitë Agile dhe Waterfall;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, zgjidhje problemesh dhe komunikimi;
  • Aftësi për krijimin e rrjedhave të proceseve, use cases dhe user stories.

Të preferuara:

  • Njohuri mbi sistemet e menaxhimit të dokumenteve dhe kontrollet e pajtueshmërisë;
  • Eksperiencë me platformat CRM (p.sh., Salesforce);
  • Kuptim mbi integrimet API dhe rrjedhat e onboarding-ut digjital;
  • Njohuri mbi kuadrot rregullatore (PSD2, GDPR);
  • Certifikime si CBAP, PMI-PBA ose Agile BA.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 14 Janar 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.