Kalo te përmbajtja
Analist i Lartë për Risk Kreditor
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 26.8.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

 

KONKURS

 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Analist i Lartë për Risk Kreditor  (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në Banka, Financa ose lëmi të ngjashme;
  • Së paku 3 vite përvojë pune në sektorin bankar dhe financiar, e preferueshme të ketë punuar me klientët Juridik;
  • Integritet, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e çështjeve të ndjeshme;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
  • Shkathtësi të mira komunikuese dhe organizative;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Vlerësimi i rrezikut kreditor sipas kornizës se politikave, metodologjive e procedurave për menaxhim të riskut kreditor.
  • Përgatitja e analizave të potencialit kreditore të klientëve, dhe klasifikimin (përcaktimi i bonitetit) të klientëve sipas metodologjive të aplikuara në Bankë.
  • Hartimi dhe dhënia e opinionit kreditor mbi propozimet kreditore. - Vlerësimi i riskut të mjedisor dhe social për ekspozimet kreditore (ESG opinione).
  • Monitorimi i kualitetit të portfolios kreditore, përfshire monitorimin përmes EWS.
  • Pjesëmarrje në zhvillimin e projekteve dhe iniciativave në kuadër të Riskut Kreditor që kanë për qëllim optimizimin, automatizimin e proceseve.
  • Identifikimi, propozimi dhe/ose zbatimi i përmirësimeve të proceseve, metodologjive dhe praktikave të punës në fushën e Riskut Kreditor.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më 26 gusht 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.