Kalo te përmbajtja
Analist i të Dhënave (Data Governance)
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 10.5.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

 

KONKURS

 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Analist i të Dhënave (Data Governance)

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Sistemeve të Informacionit, Financës, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
  • Së paku 2 vite përvojë në fushën e të dhënave, menaxhimit të riskut ose përvojë bankare;
  • Njohuri të mirë për qeverisjen e të dhënave, cilësinë e të dhënave dhe kërkesat rregullatore;
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Mbledhja dhe organizimi i të dhënave për nevojat e analizave;
  • Përgatitja e analizave, raporteve dhe vlerësimeve në kuadër të fushës së punës së njësisë organizative;
  • Hartimi i raporteve dhe analizave për përdorues të ndryshëm;
  • Zbatimi dhe mirëmbajtja e politikave, standardeve dhe procedurave të qeverisjes së të dhënave;
  • Koordinimi i aktiviteteve të Data Stewardship dhe sigurimi i pronësisë dhe llogaridhënies së qartë për të dhënat;
  • Mirëmbajtja e katalogut të të dhënave, metadatave dhe fjalorit të biznesit;
  • Monitorimi i cilësinë së të dhënave, identifikimi i problemeve dhe mbështetja për zgjidhjen e tyre në bashkëpunim me pronarët dhe kujdestarët e të dhënave;
  • Propozimi dhe/ose zbatimi i kërkesave të qeverisjes dhe përmirësimeve;
  • Asistimi në implementimin e qeverisjes së AI dhe analitikës;
  • Koordinimi, mbikëqyrja dhe monitorimi i procesit të punës;
  • Ndërgjegjësimi për qeverisjen e të dhënave dhe promovimi i një kulture të orientuar drejt të dhënave;
  • Pjesëmarrja në projekte ekipore dhe grupe pune.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 10 maj 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.