Kalo te përmbajtja
Analist për kredi jo-performuese
Lokacioni:
Lloji: Full time
Afati për aplikim: 30.12.2025

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

 

KONKURS 

 

Për zgjedhjen e kandidatit në vendin e punës: Analist për kredi jo-performuese (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Obligohet diplomë universiteti në fushën e drejtësisë,
  • Obligohet të ketë së paku 3 vjet përvojë pune në Bankë apo institucione financiare – përparësi do të kenë kandidatët me përvojë pune në fushën [SK1] e kredive joperformuese.
  • Obligohet të këtë njohuri të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur Aftësi të mira komunikuese, ndër-personale dhe prezantuese;
  • Shkathtësi të mira kompjuterike.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Identifikimi i klientëve problematik dhe analizimi i biznesit për klient problematik;
  • Pranimi i klientëve sipas instruksioneve të transferimit të klientëve – personat juridik dhe fizik;
  • Zhvillimi i aktiviteteve të planifikuara për trajtimin e NPL me theks në zvogëlimin e ekspozimit dhe arkëtimin apo likuidimin e kolateralit si dhe menaxhimin e procedurave në rastin e vonesave me qëllim të sigurimit të arkëtimit të plotë të kredive;
  • Likuidimi i instrumenteve të kolateralit jashtë procedurës përmbarimore;
  • Propozimi i pjesëmarrjes së NLB Banka në ankande publike për shitjen e patundshmërisë/pengut të lënë peng brenda procedurave përmbarimore;
  • Propozimi për shlyerje në zëra jashtë-bilancor apo shlyerja finale e kërkesave në përputhje me Standardet minimale për shlyerje / transferim të kredive të vonuara dhe kërkesave në NLB Banka në Prishtinë si dhe komfor rregulloreve t BQK;
  • Propozimi i klasifikimit kreditor të klientit sipas Metodologjisë për klasifikim kreditor të kompanive dhe grupeve të personave të lidhur si dhe persona fizik në NLB Banka në Prishtinë;
  • Sigurimi i opinionit preliminar të SUPN dhe Këshilli Kreditor për Korporata për shlyerjen e kërkesave të NLB Banka në Prishtinë në tejkalim prej EUR 100,000, sipas instruksioneve të dhëna në dokumentin S SP&PN
  • Përcaktimi i shkaqeve për mos pagesë të obligimeve;
  • Përgatitja e raporteve për komitetin e vonesave;
  • Përpilon propozime për përmbarim, padi, ankesa e parashtresa të ndryshme të nevojshme për mbrojtjen e interesave të Bankës në të gjitha procedurat e caktuara ligjore;
  • Mbanë evidencën mbi propozimet për përmbarim, përkatësisht paditë e paraqitura në gjykata, që i ka përpiluar vetë;
  • Mbanë evidencën mbi përfaqësimet e Bankës në seancat gjyqësore dhe në ato të prokurorisë ku ka qenë vetë dhe për këto menjëherë e njofton me shkresë me shkrim për kryerjen apo shtyerjen e tyre;
  • Përcjellë marrjen e vendimeve të ndryshme gjyqësore dhe merre klauzolën e plotfuqishmërisë dhe ndërmerr veprimet e nevojshme që vendimi i caktuar të zbatohet;
  • Mbanë evidencën me shkrim mbi dukuritë e ndryshme që paraqitën në lëndët kreditore para se të paraqitet propozimi për përmbarim apo padia;
  • Vazhdimisht kontakton me gjykatat dhe përmbarues privat për të caktuar dhe kryer lëndët e Bankës;
  • Kontrollon dhe i bën pagesat e tarifës gjyqësore dhe te përmbaruesit për zhvillimin e procedurës;
  • Analizon dhe propozon zgjidhje për klient me rastin e pranimit të kërkesave për zgjidhje nga klientët;
  • Bashkëpunimi me menaxherin e llogarisë gjatë procedurës së arkëtimit gjyqësor me qëllim të menaxhimit aktiv të NPL-së dhe minimizimit të humbjes së Bankës;
  • Përpilon parashtresa të ndryshme për procedurë administrative, gjyqësore dhe organe të tjera të jurisprudencës në bashkëpunim me drejtorin e Sektorit ose me kolegët tjerë në Sektor;
  • Kontrollon dhe bashkëpunon me departamentet relevante për menaxhimin e klientëve ICL (Intensive Care List).
  • Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas kërkesës së udhëheqësit më të lartë.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 30 Dhjetor 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.