Kalo te përmbajtja
Arkitekt i Teknologjisë Informative në Bankimin Digjital
Lokacioni:
Lloji: Full time
Afati për aplikim: 14.1.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

 

KONKURS 

 

Për zgjedhjen e kandidatit në vendin e punës: Arkitekt i Teknologjisë Informative në Bankimin Digjital (një vend pune)

ROLI JUAJ TEK NE

Kërkojmë një Arkitekt IT vizionar për të dizajnuar dhe udhëhequr arkitekturën teknike të programit tonë të transformimit të Bankës, me fokus të veçantë në zgjidhjet e bankimit digjital. Ky rol synon krijimin e arkitekturave të shkallëzueshme, të sigurta dhe të gatshme për të ardhmen, që mundësojnë shërbime digjitale inovative dhe integrim pa pengesa me sistemet bazë bankare.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Strategjia & Dizajni Arkitekturor: Definimi dhe dokumentimi i arkitekturës së ndërmarrjes dhe zgjidhjeve për platformat e bankimit digjital, duke siguruar përputhje me objektivat e biznesit dhe qëllimet e transformimit;
  • Harta Teknologjike: Zhvillimi dhe mirëmbajtja e një harte teknologjike që mbështet modernizimin, adoptimin e cloud-it dhe inovacionin digjital;
  • Korniza e Integrimit: Dizajnimi i modeleve të integrimit për API-të, mikroshërbimet dhe middleware për të lidhur kanalet digjitale me sistemet bazë bankare;
  • Siguria & Pajtueshmëria që nga Dizajni: Integrimi i kërkesave rregullatore, kibernetike dhe privatësisë së të dhënave në planin arkitekturor;
  • Standardet & Qeverisja: Vendosja e parimeve arkitekturore, praktikave më të mira dhe udhëzimeve për ekipet e zhvillimit;
  • Lidership në Inovacion: Vlerësimi i teknologjive të reja (cloud-native, AI/ML) dhe rekomandimi i strategjive për adoptim;
  • Bashkëpunimi: Partneritet me analistët e biznesit, zhvilluesit dhe ekipet e infrastrukturës për të siguruar konsistencë dhe realizueshmëri arkitekturore;
  • Raportimi: Raportim i rregullt tek Menaxheri i Projektit dhe Udhëheqësi i Njësisë sipas hierarkisë organizative.

AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET

Të domosdoshme:

  • Përvojë praktike së paku 3 vjet në arkitekturën IT brenda sektorit bankar ose shërbimeve financiare në shkallë të gjerë;
  • Njohuri të avancuara mbi kornizat e arkitekturës së sistemeve;
  • Përvojë në dizajnin e API-ve, mikro-shërbimeve dhe arkitekturave të integrimit;
  • Kuptim i thellë mbi arkitekturat cloud-native, Azure dhe mjediset hibride;
  • Njohuri mbi parimet e sigurisë kibernetike, pajtueshmërinë rregullative (PSD2, GDPR) dhe praktikat e dizajnit të sigurt;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe angazhimi me palët e përfshira.

Të preferuara:

  • Përvojë me modernizimin e sistemeve bazë bankare dhe platformat e bankimit digjital;
  • Njohuri mbi orkestrimin e konteinerëve (Kubernetes) dhe pipeline-t e DevOps;
  • Certifikime si TOGAF, Azure Solutions Architect ose CISSP;
  • Njohuri mbi arkitekturat e bazuara në ngjarje dhe teknologjitë e transmetimit të të dhënave.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 14 Janar 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.