Kalo te përmbajtja
Bankier Personal në Ekspoziturën 101 në Prishtinë (një vend pune)
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 16.9.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

KONKURS

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

 

Bankier Personal në Ekspoziturën 101 në Prishtinë (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Menaxhmentit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
  • Së paku 3 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
  • Njohuri të mirë të produkteve dhe shërbimeve bankare;
  • Njohuri mbi analizën financiare dhe menaxhimin e portofolit të klientëve;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze;
  • Posedimi i licencës për përfaqësim të agjencisë së sigurimeve (e preferueshme).

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Promovon në mënyrë proaktive produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare më komplekse të Bankës.
  • Ofron këshillim financiar profesional për klientët;
  • Kryen rishikim vjetor të operacioneve financiare të klientëve;
  • Këshillon dhe përfundon transaksione specifike bankare dhe financiare;
  • Kryen operacione bazike bankare në përputhje me procedurat dhe autorizimet përkatëse;
  • Monitoron portofolin e klientëve nën kujdestari (custody);
  • Ndjek dhe analizon operacionet bankare dhe financiare të klientëve;
  • Mirëmban marrëdhënie me klientët ekzistues dhe angazhohet në identifikimin dhe tërheqjen e klientëve të rinj.
  • Ndjek zhvillimet në treg dhe trendet relevante në sektorin bankar dhe financiar.
  • Përgatit propozime dhe rekomandime për vendimmarrje sipas nevojës.
  • Kryen transaksione pagesash në arkë në përputhje me procedurat e Bankës.
  • Monitoron detyrimet e papaguara dhe vonesat në pagesa të klientëve dhe ndërmerr veprimet e nevojshme sipas procedurave.
  • Kryen detyrat më komplekse profesionale brenda njësisë organizative të Bankës;
  • Trajton dhe zgjidh ankesat më komplekse të klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase.
  • Jep propozime për përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve bankare dhe kontribuon në zbatimin e tyre.
  • Merr pjesë aktive në projekte ekipore dhe grupe pune.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 16 shtator 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.