Kalo te përmbajtja
Bankier Universal në Ekspoziturën 101 në Prishtinë
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 9.7.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

 

KONKURS

 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Bankier Universal në ekspoziturën 101 në Prishtinë (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Financave, Kontabilitetit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
  • Së paku 1 vit përvojë pune në bankë ose institucione të tjera financiare;
  • Aftësi në shitje dhe përvojë në administrimin e parave;
  • Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Promovon në mënyrë proaktive produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare më komplekse të Bankës.
  • Ofron këshillim financiar dhe mbështetje profesionale për klientët.
  • Kryen operacione bankare në përputhje me procedurat e brendshme dhe autorizimet përkatëse.
  • Këshillon klientët dhe realizon transaksione bankare dhe financiare në kuadër të kompetencave përkatëse.
  • Monitoron portofolin e klientëve nën kujdestari (custody).
  • Siguron nivel të lartë të shërbimit dhe kujdesit ndaj klientit.
  • Mirëmban marrëdhënie me klientët ekzistues dhe angazhohet në identifikimin dhe tërheqjen e klientëve të rinj.
  • Ndjek zhvillimet në treg dhe trendet relevante në sektorin bankar dhe financiar.
  • Përgatit propozime dhe rekomandime për vendimmarrje sipas nevojës.
  • Kryen transaksione pagesash në arkë në përputhje me procedurat e Bankës.
  • Monitoron detyrimet e papaguara dhe vonesat në pagesa të klientëve dhe ndërmerr veprimet e nevojshme sipas procedurave.
  • Trajton dhe zgjidh ankesat më komplekse të klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase.
  • Jep propozime për përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve bankare dhe kontribuon në zbatimin e tyre.
  • Merr pjesë aktive në projekte ekipore dhe grupe pune.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më 9 korrik 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.