Kalo te përmbajtja
Ekspert Analist (një vend pune)
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 3.11.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, SHPALL

 

KONKURS

për zgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës:

 

Ekspert Analist (një vend pune)

 

 

KUALIFIKIMETDHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Matematike, Teknik ose fusha të ngjashme;
  • Preferohet së paku 5 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
  • Njohuri të mirë të Microsoft Excel, SQL, Power BI, etj;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e paketës Microsoft Office;
  • Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Harton udhëzime, metodologji dhe baza të të dhënave për planifikim dhe analiza afariste;
  • Koordinon zbatimin e zgjidhjeve analitike në proceset afariste të Bankës;
  • Analizon të dhënat afariste duke përdorur metoda të data mining dhe analiza eksploruese të të dhënave (EDA);
  • Identifikon, analizon dhe interpreton trendet dhe modelet në të dhëna, si dhe përgatit rekomandime për vendimmarrje;
  • Koordinon procesin e përgatitjes dhe hartimit të planit vjetor të Bankës;
  • Monitoron zbatimin dhe realizimin e planit afarist të Bankës;
  • Harton raporte dhe analiza komplekse për nivele të ndryshme menaxheriale dhe vendimmarrëse;
  • Përgatit dhe mirëmban baza të të dhënave për planifikim, analiza dhe vendimmarrje afariste;
  • Kryen vlerësimin kreditor të klientëve në përputhje me metodologjitë dhe procedurat e Bankës;
  • Përdor, përshtat dhe zhvillon mjete, metodologji dhe qasje analitike për përmirësimin e analizave afariste;
  • Propozon dhe zbaton iniciativa për përmirësimin e proceseve, metodologjive dhe praktikave të punës.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 3 Nëntor 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes