Kalo te përmbajtja
Ekspert Analist për Kontrollim Financiar në njësinë e Financave (një vend pune)
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 10.7.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

 

KONKURS

 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Ekspert Analist për Kontrollim Financiar në njësinë e Financave (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Financave, Kontabilitetit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
  • Së paku 5 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare në fusha të analizës financiare, kontrollit, raportimit ose planifikimit;
  • Aftësi të avancuara të MS Office, veçanërisht Excel-it, si dhe mjeteve dhe platformave digjitale për analizë dhe raportim;
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Harton dhe mirëmban metodologji, udhëzime dhe baza të të dhënave për planifikim dhe raportim;
  • Menaxhon dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve analitike në proceset afariste;
  • Analizon të dhënat afariste duke përdorur metoda të analizës eksploruese të të dhënave (EDA) dhe data mining;
  • Identifikon, analizon dhe interpreton trendet dhe modelet në të dhëna, si dhe përgatit rekomandime për proceset vendimmarrëse;
  • Koordinon procesin e përgatitjes së planit vjetor dhe monitoron zbatimin e tij;
  • Harton raporte, analiza dhe projeksione komplekse për nivele të ndryshme vendimmarrëse;
  • Përgatit dhe mirëmban databaza për nevoja të planifikimit dhe vendimmarrjes afariste;
  • Përdor, përshtat dhe zhvillon mjete dhe modele analitike për nevoja afariste;
  • Propozon dhe përcakton tregues kyç të performancës (KPI) në fusha të ndryshme të veprimtarisë së Bankës;
  • Propozon dhe kontribuon në zbatimin e përmirësimeve të proceseve, metodologjive dhe raporteve;
  • Merr pjesë aktive në projekte, iniciativa zhvillimore dhe grupe pune.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më 10 korrik 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.