Kalo te përmbajtja
Ekspert i Kontabilitetit
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 10.5.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

 

KONKURS

 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Ekspert i Kontabilitetit 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Financës, Kontabilitetit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
  • Kualifikim profesional si Kontabilist i Certifikuar (SCAAK, IKAF, ACCA apo certifikime të ngjashme);
  •  Së paku 5 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
  • Njohuri të mirë të financave dhe kontabilitetit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Ofron këshillim profesional për zbatimin e politikave kontabël dhe tatimore, si dhe për trajtimin kontabël dhe tatimor të ngjarjeve komplekse biznesore;
  • Mbikëqyr funksionin e kontabilitetit dhe tatimeve, si dhe sistemin e kontrollit përkatës;
  • Analizon dhe kontrollon pasqyra financiare dhe tatimore, llogari dhe raporte komplekse;
  • Harton dhe përgatit në mënyrë të pavarur udhëzime dhe politika të avancuara kontabël dhe tatimore;
  • Mbikëqyr zbatimin e politikave kontabël dhe tatimore në nivel institucional;
  • Kryen detyrat më komplekse kontabël për një fushë të plotë të veprimtarisë së Bankës;
  • Bashkëpunon me institucione të jashtme, auditorë dhe autoritete rregullative;
  • Kryen detyrat më komplekse eksperte organizative brenda njësisë organizative;
  • Koordinon dhe menaxhon ekipet e punës;
  • Propozon dhe/ose zbaton përmirësime në proceset dhe praktikat kontabël dhe tatimore;
  • Angazhohet në mentorim dhe transferim të njohurive profesionale;
  • Koordinon, mbikëqyr dhe monitoron procesin e punës;
  • Merr pjesë në projekte ekipore dhe grupe pune.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 10 maj 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.