Kalo te përmbajtja
Ekspert për Zhvillim të Produkteve (një vend pune)
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 29.7.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

 

KONKURS

 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Ekspert për Zhvillim të Produkteve  (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushë e Ekonomisë, Financa, Juridikut ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 5 vite përvojë pune në sektorin bankar dhe financiar, e preferueshme në sigurime ose banking;
  • Njohuri të produkteve Life/non-life Insurance.
  • Integritet, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e çështjeve të ndjeshme;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
  • Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Zhvillon, menaxhon dhe përmirëson produktet bankare dhe të sigurimeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e Bankës.
  • Identifikon mundësi të reja për zhvillimin e produkteve të sigurimeve dhe propozon zgjidhje inovative bazuar në nevojat e klientëve dhe trendet e tregut.
  • Koordinon procesin e zhvillimit, lansimit dhe përmirësimit të produkteve bankare dhe të sigurimeve.
  • Analizon performancën e produkteve të sigurimeve dhe përgatit rekomandime për rritjen e konkurrueshmërisë dhe profitabilitetit të tyre.
  • Përgatit analiza, plane biznesi dhe dokumentacion mbështetës lidhur me zhvillimin e produkteve të sigurimeve.
  • Bashkëpunon me kompanitë e sigurimeve dhe njësitë relevante të Bankës për zhvillimin, implementimin dhe monitorimin e produkteve të sigurimeve.
  • Mbështet aktivitetet promovuese dhe marketingun e produkteve të sigurimeve në bashkëpunim me njësitë përgjegjëse të Bankës.
  • Koordinon dhe monitoron projekte që lidhen me zhvillimin, përmirësimin dhe optimizimin e produkteve të sigurimeve.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më 29 korrik 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.