Për Bankën
Rreth nesh
Pajtueshmëria dhe Integriteti
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
Për zgjedhjen e kandidatit në vendin e punës: Menaxher i Projektit në Bankimin Digjital (dy vende pune)
Kërkojmë Menaxher të Projekteve me përvojë për të udhëhequr dhe realizuar iniciativat strategjike brenda programit tonë të transformimit të Bankës, me fokus kryesor në projektet e bankimit digjital. Menaxheri i Projektit do të jetë përgjegjës për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e projekteve që përmirësojnë përvojën e klientit, thjeshtojnë operacionet dhe nxisin inovacionin digjital në shërbimet tona bankare.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 14 Janar 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.