Kalo te përmbajtja
Udhëheqës i Ekspoziturës në Malishevë
Lokacioni:
Lloji: Full time
Afati për aplikim: 10.12.2025

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

 

KONKURS 

 

Për zgjedhjen e kandidatit në vendin e punës: Udhëheqës i Ekspoziturës në Malishevë  (një vend pune);

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik;
  • Obligohet të ketë së paku 5 vjet përvojë pune në shërbimet bankare;
  • Preferohet të jetë kontabilist i certifikuar dhe t’i ketë 3 vjet përvojë pune në pozita udhëheqëse;
  • Aftësi të mira të komunikimit, nder-personale dhe të menaxhimit;
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Udhëheqja, shitja, raporti me palët, të punësuarit dhe administrimi i ekspoziturës;
  • Është përgjegjës për realizimin e planeve të caktuara te shitjes sipas objektivave;
  • Udhëheq njësinë punuese, dhe kujdeset për organizimin dhe koordinimin e proceseve të punës;
  • Koordinon dhe drejton aktivitetet nëpër sportelet e ekspoziturës;
  • Përpilon Planin e biznesit të ekspoziturës dhe kujdeset për realizimin e tij në koordinim me drejtorin e Filialit;
  • Përcjellja dhe kujdesi për depozitat e klientëve dhe kontakti me depozitarët e bankës dhe me ata potencial;
  • Përcjellja e realizimit dhe e kthimit të të gjitha llojeve të kredive, përcjellja dhe analiza e afarizmit të klientëve;
  • Promovimi dhe shitja aktive e produkteve dhe shërbimeve bankare dhe kanaleve bashkëkohore (kartela, e-klik, etj);
  • Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazë të klientëve ekzistues dhe të rinj në nivel të Ekspoziturës;
  • Promovimi dhe shitja aktive e shërbimeve bankare;
  • Vendosja e kontakteve me komitentët, si dhe përgatitja dhe zbatimi i takimeve afariste;
  • Kujdeset dhe përcjell likuiditetin e ekspoziturës dhe sporteleve në kuadër të ekspoziturës;
  • Përgatitja e propozimeve për organet vendimmarrëse si dhe vendosja në përputhje me autorizimet e deleguara;
  • Identifikimi i nevojave për të punësuar të rinj dhe njoftimi i niveleve më të larta për këto nevoja;
  • Stimulon stafin për vijimin e trajnimeve me anë të pjesëmarrjes virtuale dhe fizike;
  • Hartimi i raporteve dhe informatave të tjera për funksionimin dhe punën e ekspoziturës;
  • Raporton drejtpërdrejt te drejtori i filialit, drejtori i Divizionit për Retail si dhe të Bordi Udhëheqës i Bankës;
  • Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera që i besohen nga Bordi Udhëheqës i Bankës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 10 Dhjetor 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.