Kalo te përmbajtja
Udhëheqës i Kontrollimit dhe Inteligjencës së Biznesit
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 30.6.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

 

KONKURS

 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Udhëheqës i Kontrollimit dhe Inteligjencës së Biznesit (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Ekonomisë, Menaxhmentit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
  • Së paku 5 vite përvojë në pozita menaxheriale në banka ose institucione të tjera financiare;
  • Njohuri të avancuara në MS SQL Server dhe aftësi për të udhëhequr dhe orientuar ekipet në analizën dhe menaxhimin e të dhënave;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Planifikimi i strategjisë së zhvillimit organizativ në përputhje me strategjinë e zhvillimit të Bankës;
  • Monitorimi dhe verifikimi i zbatimit dhe vlerësimi i performancës së njësive organizative;
  • Mbikëqyrja dhe drejtimi i punës së njësisë organizative në përputhje me strategjinë dhe politikën afariste të Bankës;
  • Organizimi i procesit të punës dhe vendosja e ndryshimeve;
  • Këshillimi dhe realizimi i transaksioneve specifike;
  • Kryerja e detyrave më komplekse profesionale dhe organizative;
  • Zgjidhja e ankesave më komplekse;
  • Propozimi dhe/ose zbatimi i përmirësimeve;
  • Zhvillimi i punonjësve, mentorimi dhe transferimi i njohurive;
  • Monitorimi dhe mbikëqyrja e proceseve të punës;
  • Pjesëmarrja në projekte ekipore.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më 30 qershor 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.