Për Bankën
Rreth nesh
Pajtueshmëria dhe Integriteti
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
Për zgjedhjen e kandidatit në vendin e punës: Zhvillues i Lartë i Teknologjisë Informative në Bankimin Digjital (dy vende pune)
Kërkojmë një Zhvillues të Lartë IT (senior), me nivel të avancuar, për t’u bashkuar me programin tonë të transformimit të Bankës, me fokus në dizajnimin, zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve inovative të bankimit digjital. Ky rol përfshin angazhim në projekte komplekse që modernizojnë arkitekturën teknologjike, përmirësojnë përvojën e klientit dhe integrojnë shërbime digjitale të avancuara.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 14 Janar 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.