Kalo te përmbajtja
Zyrtar i Lartë i Kartelave në Njësinë Pagesat dhe Procesimi i Parave të Gatshme (dy vende pune)
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 18.11.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, SHPALL

 

KONKURS

për zgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës:

 

Zyrtar i Lartë i Kartelave në Njësinë Pagesat dhe Procesimi i Parave të Gatshme (dy vende pune)

KUALIFIKIMETDHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Banka, Menaxhment ose Informatikë;
  • Së paku 3 vite përvojë pune në sektorin bankar ose financiar, në fushën e kartelave, pagesave, ATM/POS, bankingut elektronik ose operacioneve bankare;
  • Integritet i lartë, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e informacioneve dhe rasteve të ndjeshme;
  • Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikuese dhe organizative;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Përgatitja e specifikimeve teknike dhe teknologjike për produkte dhe projekte;
  • Komunikimi dhe koordinimi me ofruesit e jashtëm, qendrën e procesimit dhe partnerët e kartelave;
  • Realizimi i projekteve dhe mandateve të implementimit/certifikimit me furnitorë të jashtëm dhe qendrën e procesimit.
  • Testimi i produkteve dhe funksionaliteteve të reja (UAT Testing);
  • Hartimi i proceseve, procedurave dhe udhëzimeve për përdoruesit;
  • Bashkëpunimi në trajtimin dhe zgjidhjen e ankesave të klientëve;
  • Identifikimi, propozimi dhe zbatimi i përmirësimeve në produkte dhe procese;
  • Kryerja e detyrave komplekse profesionale dhe organizative në fushën e përgjegjësisë.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 18 Nëntor 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja. 

 

Fomrati i CV-së duhet të përmbajë një fotografi tuajën, datën e lindjes, adresën e emailit dhe numrin e telefonit kontaktues.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes