Kalo te përmbajtja
Zyrtar i Lartë – Burime Njerëzore
Lokacioni:
Lloji: Full time
Afati për aplikim: 17.2.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

 

KONKURS 

 

Zyrtar i Lartë – Burime Njerëzore ( një vend pune)

 

Përshkrimi i Pozitës

NLB Banka po kërkon një Zyrtar të Lartë në Burime Njerëzore (nivel strategjik), i cili kontribuon në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të HR-së, si dhe në avancimin dhe digjitalizimin e proceseve strategjike të HR-së, në përputhje me objektivat e Bankës.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Menaxhim Biznesi, Ekonomi, Psikologji Organizative ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 5 vjet përvojë profesionale në Burime Njerëzore, me përfshirje direkte në zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe proceseve të HR-së, preferueshëm në sektorin bankar dhe financiar.
  • Përvojë e dëshmuar në analizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit profesional të HR-së.
  • Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Kontribuon në hartimin dhe zbatimin e Strategjisë së Burimeve Njerëzore për secilën njësi organizative, në përputhje me strategjinë e përgjithshme të Bankës.
  • Ofron ekspertizë profesionale në hartimin, zhvillimin dhe përditësimin e politikave, procedurave dhe kornizave të HR-së, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin vendor dhe standardet rregullatore të NLB Group.
  • Kontribuon në digjitalizimin dhe optimizimin e proceseve strategjike të HR-së, me angazhim të strukturuar në funksionalizimin e zgjidhjeve digjitale dhe integrimin e tyre në proceset ekzistuese, me fokus në rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e përvojës së punonjësve.
  • Planifikon dhe zbaton iniciativa për rritjen e angazhimit të punonjësve dhe ruajtjen e një klime pozitive organizative, duke analizuar dhe interpretuar të dhëna relevante, përfshirë rezultatet e eNPS.
  • Zbaton veprimet procedurale që lidhen me KPI-të e të punësuarve në pozita udhëheqëse, duke siguruar harmonizimin e tyre me politikat dhe procedurat e Bankës.
  • Ndërmerr dhe zhvillon të gjitha aktivitetet që lidhen me "Employer Branding" të NLB Banka.
  • Bashkëpunon dhe mbështet kolegët në iniciativa dhe projekte të tjera në kuadër të Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Organizim.
Kompetencat kryesore

 

  • Profil me aftësi të avancuara analitike dhe shkrimi profesional në gjuhën shqipe dhe angleze, me kuptim praktik të proceseve të HR-së dhe digjitalizimit të tyre.
  • Qasje e strukturuar, përgjegjësi e lartë profesionale dhe orientim drejt cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm.
  • Integritet, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e çështjeve sensitive.
  • Aftësi për të bashkëpunuar në ekip dhe komunikim i hapur.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 17 shkurt 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.