Kalo te përmbajtja
Zyrtar i lartë për ESG në Divizioni Retail
Lokacioni:
Lloji: Full time
Afati për aplikim: 11.9.2025

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

 

KONKURS 

 

Për zgjedhjen e kandidatit në vendin e punës: Zyrtar i lartë për ESG në Divizioni Retail

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Fakultetit ekonomik (drejtimi Banka dhe Financa, Kontabilitet), FSHMN (drejtimi Matematike Financiare në Banka dhe Sigurime), Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri mjedisore.
  • Përvojë bankare apo në auditim së paku 3 vjet apo 1 vjet në punë me përgjegjësitë e kërkuara ne ketë shpallje; përvoja në fushën e ESG-se është përparësi;
  • Njohuri mbi kornizat e përgjithshme te politikave të sektorit bankar;
  • Njohuri ne fushën e ESG-s, rregulativat lokale, ndërkombëtare dhe standardet ne fushën e ESG-së (energjisë se ripertritshme, ruajtjes së energjisë, EU Taxonomy) do të konsiderohen përparësi;
  • Aftësi analitike;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze (obligative).

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për promovimin dhe rritjen e shitjeve të kredive me fokus në projekte dhe produkte që përmbushin kriteret e teknologjisë së gjelbër dhe që mbështesin qëndrueshmërinë mjedisore.
  • Identifikimi dhe lidhja e bashkëpunimeve me kompani dhe furnizues të produkteve dhe shërbimeve të certifikuara sipas kritereve të teknologjisë së gjelbër, për të zgjeruar ofertën e Eko kredive dhe për të rritur vlerën e shtuar për klientët.
  • Përgjegjës për hartimin dhe implementimin e planeve të zhvillimit të biznesit në fushën e Eko kredive, duke synuar zgjerimin e portofolit të klientëve dhe përmirësimin e pozicionit konkurrues në treg.
  • Vlerësimi i përformancës së shitjeve të Eko kredive dhe matja e arritshmërisë së objektivave, si dhe identifikimi i mundësive për optimizmin e procesit dhe rritjen e efikasitetit të shitjeve.
  • Propozimi dhe realizimi i iniciativave të reja dhe praktikave më të mira për rritjen e përformancës së shitjeve dhe përforcimin e ndikimit pozitiv mjedisor të portofolit të kredive.
  • Garantimi që aktivitetet e lidhura me Eko kreditë përmbushin kriteret dhe standardet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG), duke kontribuar në përmbushjen e objektivave të qëndrueshmërisë së bankës.
  • Verifikimi i planeve investive dhe monitorimi i tyre.
  • Propozimi dhe përkrahja e iniciativave për te intensifikuar kreditimin e qëndrueshëm.
  • Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 26 shtator 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.