Kalo te përmbajtja
Zyrtar i Lartë për Kontabilitet dhe Tatime (një vend pune)
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 3.11.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, SHPALL

 

KONKURS

për zgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës:

 

Zyrtar i Lartë për Kontabilitet dhe Tatime (një vend pune)

 

 

KUALIFIKIMETDHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, ose fushë të ngjashme;
  • Preferohet së paku 3 vit përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
  • Njohuri të mira të Microsoft Excel;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e paketës Microsoft Office;
  • Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Kontribuon në funksionet e kontabilitetit dhe tatimeve, si dhe sistemet përkatëse të kontrollit;
  • Pranon, monitoron dhe përpunon operacionet bankare dhe financiare deri në përfundimin e tyre për operacione dhe klientë;
  • Kryen kontrollin formal dhe substancial të dokumentacionit;
  • Realizon transaksionet e pagesave të urdhëruara nga klientët;
  • Mban evidencat e ngjarjeve afariste dhe harmonizon librat ndihmës me librin kryesor;
  • Përgatit llogari, raporte, analiza dhe informacione të ndryshme për përdorues të brendshëm dhe të jashtëm;
  • Trajton dhe zgjidh ankesat më komplekse të klientëve;
  • Propozon dhe/ose zbaton iniciativa për përmirësimin e proceseve dhe procedurave të punës.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 3 Nëntor 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes