Kalo te përmbajtja
Zyrtar i Lartë për Kontrollin e Rrjetit të Shpërndarjes në Prishtinë (një vend pune)
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 16.9.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

KONKURS

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

 

Zyrtar i Lartë për Kontrollin e Rrjetit të Shpërndarjes në Prishtinë (një vend pune)

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Biznes ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 3 vite përvojë pune në sektorin bankar dhe financiar, e preferueshme në Retail;
  • Integritet, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e çështjeve të ndjeshme;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Organizon dhe ndërmerr masat e nevojshme për mbështetjen e stafit të shitjes në Bankë, me qëllim arritjen e objektivave të shitjes së kredive për individë, në përputhje me buxhetin dhe procedurat në fuqi.
  • Është përgjegjës për monitorimin e vonesave në shlyerjen e kredive, me fokus të veçantë në kreditë konsumatore, hipotekare dhe mikro.
  • Realizon vizita periodike në terren për të mbikëqyrur proceset përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me stafin e shitjes, me qëllim përmirësimin dhe avancimin e proceseve dhe procedurave.
  • Mbështet zyrtarët kreditorë, sipas nevojës, gjatë vizitave tek klientët me vonesa në pagesa.
  • Shqyrton parapagesat e kredive individuale dhe të kredive të stafit, në përputhje me procedurat në fuqi në nivel të Bankës.
  • Kontrollon dhe mbikëqyr aktivitetet e stafit në rrjetin e biznesit në të gjitha njësitë organizative, degët dhe nëndegët e Bankës.
  • Siguron zbatimin në kohë dhe pa vonesa të të gjitha rekomandimeve që burojnë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), Grupi NLB, kontrollet dhe auditimet e brendshme dhe të jashtme, si dhe nga njësitë me funksione kontrolluese (Auditimi, AML, Pajtueshmëria, Menaxhimi i Rrezikut, etj.).
  • Kontrollon dhe mbikëqyr produktet dhe shërbimet bankare, përkatësisht respektimin e procedurave dhe akteve të tjera normative gjatë ofrimit të tyre nga stafi i degëve dhe nëndegëve të Bankës.
  • Kryen vizita të rregullta kontrolluese në degë dhe nëndegë, përgatit raporte dhe propozon masa për përmirësimin e proceseve dhe procedurave ekzistuese.
  • Monitoron në mënyrë sistematike zbatimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të auditimit që lidhen me produktet dhe shërbimet bankare për individë.
  • Monitoron në mënyrë sistematike përmbushjen e detyrave të stafit të degëve dhe nëndegëve në lidhje me procesin KYC, në bashkëpunim me sektorin AML.
  • Merr pjesë, sipas nevojës, në projekte ekipore dhe grupe pune.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 16 shtator 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.