Kalo te përmbajtja
Zyrtar i Lartë për POS në Njësinë për Pagesa dhe Procesim të Parasë së Gatshme (një vend pune)
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 13.8.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

 

KONKURS

 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Zyrtar i Lartë për POS në Njësinë për Pagesa dhe Procesim të Parasë së Gatshme  (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Banka, Menaxhment ose Informatikë;
  • Minimum 3 vite përvojë pune në sektorin bankar ose financiar, preferohet në fushën e kartelave, pagesave, ATM/POS ose operacioneve bankare;
  • Integritet i lartë, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e informacioneve dhe çështjeve të ndjeshme;
  • Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Përgatitja e specifikimeve teknike dhe teknologjike për produkte dhe projekte;
  • Komunikimi dhe koordinimi me ofruesit e jashtëm, qendrën e procesimit dhe partnerët e kartelave;
  • Menaxhimi dhe realizimi i projekteve të implementimit dhe certifikimit;
  • Testimi i produkteve dhe funksionaliteteve të reja (UAT Testing);
  • Hartimi i proceseve, procedurave dhe udhëzimeve për përdoruesit;
  • Bashkëpunimi në trajtimin dhe zgjidhjen e ankesave të klientëve;
  • Identifikimi, propozimi dhe zbatimi i përmirësimeve në produkte dhe procese;
  • Kryerja e detyrave komplekse profesionale dhe organizative në fushën e përgjegjësisë;

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më 13 gusht 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.