Kalo te përmbajtja
Zyrtar i lartë për Sigurime Bankare në Divizionin Retail
Lokacioni:
Lloji: Full time
Afati për aplikim: 6.10.2025

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

 

KONKURS 

 

Për zgjedhjen e kandidatit në vendin e punës: Zyrtar i lartë për Sigurime Bankare në Divizioni  Retail

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në një nga fushat: Ekonomi, Financa, Biznes, Menaxhim apo fusha të ngjashme Përparësi për kandidatët me kualifikime të avancuara profesionale në fushën e sigurimeve apo menaxhimit të shitjevel.
  • Se paku 2 vite përvojë pune në sektorin financiar, me fokus në sigurime të jetës dhe/ose sigurime jo-jetë.
  • Përvojë në pozita që përfshijnë shitje, menaxhim produkti apo zhvillim biznesi në bancassurance, kompani sigurimesh apo banka.
  • Aftësi shumë të mira në komunikim, prezentim dhe negocim me palë të brendshme dhe të jashtme.
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint) dhe sistemeve bankare.
  • Aftësi për të analizuar përformancën e shitjeve dhe treguesit kryesorë të përformancës (KPI).
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, me përparësi për të folurit dhe të shkruarit në nivel profesional.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e strategjive të shitjes për produktet e sigurimit të jetës sipas klasave të përcaktuara, si dhe për sigurimet jo-jete, me qëllim arritjen e objektivave të parashikuara dhe rritjen e volumit të biznesit.
  • Mbikëqyrja dhe analiza e rezultateve të shitjeve të policave të sigurimit nga stafi i degës, duke siguruar përmbushjen e indikatorëve të përformancës dhe identifikimin e mundësive për përmirësim.
  • Planifikimi dhe koordinimi i iniciativave të përbashkëta midis bankës dhe kompanisë së sigurimeve, në funksion të zgjerimit të portofolit të Bancassurance dhe rritjes së kapaciteteve tregtare.
  • Sigurimi i trajnimeve të specializuara dhe asistencës profesionale për stafin e degës, me qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive në fushën e sigurimeve, duke garantuar një nivel të lartë profesionalizmi dhe cilësie në shërbim.
  • Hartimi i raporteve periodike lidhur me përformancën e shitjeve, analizat e tregut dhe rekomandimet strategjike për drejtuesit e kompanisë, në mënyrë që të përmirësohet efektiviteti i veprimtarive të Bancassurance.
  • Sigurimi i respektimit të politikave të kompanisë dhe legjislacionit në fuqi lidhur me aktivitetet e Bancassurance, duke garantuar transparencë dhe cilësi në realizimin e shërbimeve.
  • Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 6 Tetor 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.