Kalo te përmbajtja
Zyrtar i Lartë për Thesar në Njësinë e Tregjeve Financiare (një vend pune)
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 23.7.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

 

KONKURS

 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Zyrtar i Lartë për Thesar në Njësinë e Tregjeve Financiare  (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në Ekonomi ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 3 vite përvojë pune në sektorin bankar dhe financiar, e preferueshme në Tregje Financiare;
  • Integritet, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e çështjeve të ndjeshme;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Monitoron zhvillimet dhe lëvizjet në tregjet financiare.
  • Analizon strukturën e aktiveve dhe pasiveve të Bankës.
  • Përgatit projeksione dhe skenarë për likuiditetin, pozicionet e normave të interesit dhe strukturën e bilancit, për nevojat e marrjes së vendimeve biznesore.
  • Përgatit raporte të ndryshme dhe punon me databaza përkatëse.
  • Monitoron ekspozimin e Bankës ndaj rreziqeve të tregut.
  • Përfundon marrëveshje për mbrojtjen (hedging) e Bankës nga rreziqet e tregut.
  • Menaxhon portofolin e letrave me vlerë të borxhit.
  • Angazhohet në promovimin aktiv, marketingun dhe/ose shitjen e shërbimeve bankare dhe financiare ndaj bankave të tjera dhe institucioneve financiare të huaja (corporate custody).
  • Inicion dhe zhvillon marrëdhënie dhe marrëveshje biznesi.
  • Kryen transaksione sipas urdhrave të klientëve.
  • Monitoron operacionet e klientëve dhe vlerësimin e rrezikut kreditor të tyre, si dhe përgatit informacione për vlerësimin kreditor.
  • Administron dokumentacionin e biznesit në përputhje me procedurat në fuqi.
  • Ndjek zhvillimet në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
  • Monitoron dhe analizon zhvillimet biznesore, financiare, ekonomike dhe politike në tregjet ndërkombëtare.
  • Përgatit dhe zbaton procedurat për sigurimin e burimeve financiare brenda dhe jashtë vendit.
  • Ofron këshillim në sigurimin e financimit në tregjet vendore dhe ndërkombëtare të kapitalit.
  • Promovon aktivitetet dhe finalizon kontrata që lidhen me sigurimin e fondeve.
  • Përgatit propozime për marrjen e vendimeve përkatëse.
  • Trajton dhe zgjidh ankesa në kuadër të kompetencave.
  • Koordinon, mbikëqyr dhe monitoron procesin e punës.
  • Propozon dhe/ose zbaton përmirësime në proceset dhe aktivitetet e thesarit.
  • Angazhohet në mentorim dhe transferim të njohurive profesionale.
  • Merr pjesë në projekte ekipore dhe grupe pune.
  • Vepron në funksion të bashkëpunimit dhe shërbimit ndaj institucioneve financiare.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më 23 korrik 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.