Kalo te përmbajtja
Zyrtar në Qendrën Kontaktuese (katër vende pune)
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 11.6.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

 

KONKURS

 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Zyrtar në Qendrën Kontaktuese (katër vende pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Menaxhmentit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
  • Së paku 1 vit përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
  • Njohuri të produkteve dhe shërbimeve bankare;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të mira të Microsoft Office;
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Ofron informacione të përgjithshme për shërbimet dhe produktet e Bankës, si dhe realizon shërbime për klientët, përfshirë pranimin e kërkesave, urdhrave dhe ndryshimeve, përmes të gjitha kanaleve të komunikimit;
  • Kryen operacione bazike bankare përmes kanaleve të shitjes dhe komunikimit;
  • Orienton klientët drejt njësive, shërbimeve ose kontakteve përkatëse brenda Bankës;
  • Ofron këshillim financiar për klientët, në përputhje me kompetencat e përcaktuara;
  • Kryen transaksione sipas urdhrave të klientëve;
  • Kryen transaksione pagesash në përputhje me procedurat në fuqi;
  • Monitoron transaksione të dyshimta dhe vepron në përputhje me rregulloret dhe procedurat përkatëse;
  • Ofron mbështetje teknike, teknologjike dhe profesionale për përdoruesit e jashtëm të zgjidhjeve informative, përmes kanaleve të ndryshme;
  • Përpilon dhe mirëmban bazën e njohurive (knowledge database) në fushën përkatëse të punës;
  • Trajton dhe zgjidh ankesat e klientëve në përputhje me procedurat e Bankës;
  • Propozon dhe/ose zbaton përmirësime në proceset dhe shërbimet e punës;
  • Merr pjesë në projekte ekipore dhe grupe pune.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 11 qershor 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.