Kalo te përmbajtja
Zyrtar për Korporata
Lokacioni: Prizren
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 1.4.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

 

KONKURS

 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Zyrtar për Korporata në Filialin në Prizren (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose fushë të ngjashme;
  • Së paku 3 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare, përparësi kanë ata të cilët kanë përvojë në fushën e kreditimit për korporata;
  • Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në MS Excel;
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze;
  • Posedimi i patentë shoferit, kategoria “B”.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Monitorimi i vazhdueshëm i klientëve ekzistues të Bankës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
  • Identifikimi i ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit, si dhe sigurimi i informacioneve të rëndësishme në baza të rregullta;
  • Sigurimi i informacioneve relevante për Bordin Udhëheqës të Bankës, i cili është kompetent për marrjen e vendimeve;
  • Prezantimi i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës dhe kontaktet direkte me klientët;
  • Të iu përgjigjen klientëve për pyetjet dhe kërkesat e tyre brenda një kohe të shkurtër;
  • Të krijojë besim afatgjatë në relacionin klient-Bankë;
  • Identifikimi i saktë i kërkesave të klientëve dhe këshillimi i klientëve lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
  • Vlerësimi i saktë i kapacitetit financiar të klientëve, mbështetja dhe këshillimi i zyrtarit kreditor gjatë vlerësimit të klientit;
  • Të monitorojë zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të kalimit të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
  • Me rastin e licencimit nga BQK, të kryejë detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore, në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në bashkëveprim me klientët e Bankës;
  • Të përdorë rrjetin e komunikimit joformal për të takuar klientët potencialë;
  • Angazhimi maksimal në arritjen e planeve të caktuara sipas Planit të Biznesit;
  • Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal;
  • Përgatitja e analizave lidhur me vlerësimin e klientit në MS Excel;
  • Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.);
  • Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut (në zyrat përkatëse);
  • Të plotësojë të dhënat e nevojshme në sistem lidhur me kredinë dhe kolateralin;
  • Të bëjë monitorimin e klientëve në sistem në baza ditore dhe në rast të arritjes së obligimeve, t’i njoftojë klientët.
  • Në rast të mossuksesit të kthimit të obligimeve, sipas procedurave të përgatisë rastin për bartjen në Sektorin për Kredi Joperformuese.
  • Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas kërkesës së udhëheqësit direkt dhe në hierarki.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 1 prill 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.