Kalo te përmbajtja
Zyrtar për Mikro në Ekspoziturën në Vushtrri
Lokacioni: Vushtrri
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 30.6.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

 

KONKURS

 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Zyrtar për Mikro në Ekspoziturën në Vushtrri  (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Menaxhmentit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
  • Së paku 3 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
  • Njohuri të mirë të financave, produkteve dhe shërbimeve bankare;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në MS Excel;
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze;
  • Posedimi i patentë shoferit, kategoria “B”.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Angazhohet në marketing proaktiv të shërbimeve bankare dhe financiare për klientë mikro, biznese individuale dhe persona fizikë, si në ambientet e Bankës ashtu edhe te klienti (menaxhim i llogarive);
  • Ofron këshillim financiar për shërbimet bankare dhe financiare për klientë mikro, biznese individuale dhe persona fizikë, në Bankë dhe te klienti;
  • Inicion dhe zhvillon marrëdhënie biznesi me klientët;
  • Promovon dhe/ose shet shërbime bankare dhe financiare për klientë me pakicë;
  • Kryen transaksione sipas urdhrave të klientëve;
  • Monitoron operacionet e klientëve dhe vlerësimin e rrezikut kreditor të tyre;
  • Menaxhon dokumentacionin e biznesit në përputhje me procedurat përkatëse;
  • Monitoron arkëtimet e vonuara dhe detyrimet e papaguara të klientëve;
  • Ndjek zhvillimet e tregut dhe trendet relevante;
  • Trajton dhe zgjidh ankesat e klientëve;
  • Përgatit propozime për marrjen e vendimeve përkatëse;
  • Propozon dhe/ose zbaton përmirësime në proceset dhe shërbimet bankare;
  • Angazhohet në mentorim dhe transferim të njohurive profesionale;
  • Koordinon, mbikëqyr dhe monitoron procesin e punës;
  • Merr pjesë në projekte ekipore dhe grupe pune.

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më 30 qershor 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.