Kalo te përmbajtja
Zyrtar për Parandalimin e Mashtrimit në Njësinë për Pagesa dhe Procesim të Parasë së Gatshme (një vend pune)
Lokacioni: Prishtinë
Lloji: Orar të plotë
Afati për aplikim: 13.8.2026

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

 

KONKURS

 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Zyrtar për Parandalimin e Mashtrimit në Njësinë për Pagesa dhe Procesim të Parasë së Gatshme   (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Banka, Menaxhment ose Informatikë;
  • Minimum 3 vite përvojë pune në sektorin bankar ose financiar, preferohet në fushën e kartelave, pagesave, ATM/POS, bankingut elektronik ose operacioneve bankare;
  • Integritet i lartë, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e informacioneve dhe rasteve të ndjeshme;
  • Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikuese dhe organizative;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Zhvillimi dhe trajtimi i aktiviteteve që lidhen me parandalimin e keqpërdorimeve të kartelave dhe shërbimeve elektronike/mobile banking;
  • Përgatitja dhe përditësimi i udhëzimeve, metodologjive dhe politikave për identifikimin dhe trajtimin e transaksioneve të dyshuara;
  • Vendosja dhe zhvillimi i standardeve dhe metodologjive të reja për zbulimin dhe parandalimin e mashtrimeve;
  • Analizimi i trendeve dhe rreziqeve të mashtrimit, si dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësime;
  • Zhvillimi dhe trajtimi i hetimeve lidhur me rastet e dyshuara të keqpërdorimit të kartelave dhe shërbimeve e/m banking;
  • Përgatitja e analizave, raporteve dhe materialeve komplekse për menaxhmentin dhe palët relevante;
  • Përgatitja e planeve të punës dhe programeve zhvillimore për fushën e parandalimit të mashtrimit;
  • Bashkëpunimi me njësitë e brendshme dhe partnerët e jashtëm për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve;
  • Propozimi dhe zbatimi i iniciativave dhe përmirësimeve për rritjen e sigurisë dhe efikasitetit operacional;

 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më 13 gusht 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.