Kalo te përmbajtja
Zyrtar i Lartë për E-banking në Sektorin për Kartela dhe E-banking
Lokacioni:
Lloji: Full time
Afati për aplikim: 30.9.2025

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

 

KONKURS 

 

Për zgjedhjen e kandidatit në vendin e punës: Zyrtar i Lartë për E-banking në Sektorin për Kartela dhe E-banking (një vend pune);

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universiteti në fushën e ekonomisë, menaxhimit, administrimit të biznesit, IT ose lëmi të ngjashme;
  • Njohuri në informate të biznesit apo edukim në IT, së paku  3 vite pune në pozita të ngjashme ose përvojë në zhvillim të aplikacioneve telefonisë në fushën financiare.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office.
  • E obligueshme njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Monitorimi i kërkesave ditore të regjistruara për shfrytëzues të ri të shërbimit NLB E-Klik dhe
  • M-Klik nga njësitë e Bankës;
  • Raportimet ditore, mujore apo periodike të lidhura me shërbimet NLB E-Klik, M-Klik dhe SMS Banking;
  • Ofrimi i përkrahjes për Qendrën Kontaktuese lidhur me shërbimet eKlik, mKlik dhe SMS Banking prej orës 08:00 – 16:00;
  • Monitorimi dhe menaxhimi i të drejtave të punëtorëve dhe të kërkesave dhe ankesave të klientëve në aplikacionin për menaxhimin e shërbimit eKlik dhe mKlik;
  • Menaxhimi i Produktit SMS Banking dhe aplikacioneve të ndërlidhura me të;
  • Analizon kërkesat e ardhura nga njësite e biznesit në lidhe me funksionalitet e reja të platformave NLB E-Klik, M-Klik dhe SMS Banking;
  • Koordinon punën me ofruesin e jashtëm të shërbimeve dhe analizon specifikimet e ardhura prej tyre në lidhje me zhvillime te reja;
  • Testimi i produkteve dhe versioneve të reja lidhur me E-Banking, M-Banking dhe SMS Banking;
  • Përcjellja e trendëve moderne, zhvillimin e produkteve eKlik dhe mKlik si dhe raportimi i problemeve të operatorët e jashtëm;
  • Në varësi të nevojave të identifikuara gjatë punës, është i obliguar të organizojë dhe të mbajë trajnime të nevojshme për stafin e Bankës. I raporton direkt Drejtorit të Sektorit të Kartelave dhe E-banking.
  • Kryen edhe punë dhe detyra tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës dhe sipas kërkesës së të Udhëheqësit të drejtpërdrejt.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 30 Shtator 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.