Kalo te përmbajtja

Ftesë për ofertim

Për mirëmbajtjen dhe servisimin e gjeneratorëve

27. 03. 2026

Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për mirëmbajtjen dhe servisimin e gjeneratorëve.

 

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit,
  • Çertifikatën e regjistrimit fiskal,
  • Kompania duhet të ketë referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara,
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja,
  • Garancioni për punën e kryer,
  • Garancioni për pjesët,
  • Afati i liferimit të pjesëve,
  • Afati i liferimit të pjesëve (në mungesë të stokut),
  • Ofertuesi duhet të posedoj pajisjet adekuate dhe logjistikën e nevojshme për shërbimet e lartcekura,
  • Kushtet dhe koha e intervenimit,
  • Çmimet duhet të jenë të kotuara në euro (€) dhe atë ndaras për secilën pjesë të gjeneratorëve.

 

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

 

Dosjen e tenderit mund ti kërkoni përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 383 38 744 042 & + 383 38 744 078.

 

 

Afati për dorëzimin e ofertave është 03.04.2026.

 

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.