Kalo te përmbajtja

Ftesë për ofertim

Për implementimin e rrjetit LAN (furnizim dhe montim)

22.07. 2026

Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për Implementimin e rrjetit LAN (furnizim dhe montim)

 

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

 

-          Çertifikatën e regjistrimit të biznesit,

-          Çertifikatën e regjistrimit fiskal,

-          Kompania duhet të ketë referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara

-          Çmimet e kotuara në euro (€)

-          Në çmim të përfshihet TVSH-ja dhe,

-          Garancioni.

 

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

 

Dosjen e tenderit mund ti kërkoni përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 383 38 744 042 & + 383 38 744 078.

 

Afati për dorëzimin e ofertave është 29.07.2026.

 

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.