Kalo te përmbajtja

Ftesë për ofertim

Për servisimin dhe mirëmbajtjen e veturave të NLB Banka sh.a.

24. 04. 2026

Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për servisimin dhe mirëmbajtjen e veturave të Bankës.

 

 Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

  • Çertifikatën e regjistrimit te biznesit,
  • Çertifikatën e regjistrimit fiskal,
  • Çmimet e kotuara në euro (€),
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja,
  • Afati i intervenimit dhe
  • Garancioni.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

 

Dosjen e tenderit mund ti kërkoni përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 383 38 744 042 & + 383 38 744 078.

 

Afati për dorëzimin e ofertave është 04.05.2026.

 

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.