Kalo te përmbajtja

NLB Banka nënshkruan marrëveshje sponsorimi

NLB Banka nënshkruan marrëveshje sponsorimi me Federatën e Hendbollit të Kosovës për Kombëtaret e Femrave dhe Meshkujve

Sot, NLB Banka u bë sponsor i artë i Federatës së Hendbollit të Kosovës për Kombëtaret e Femrave dhe Meshkujve, duke marrë kështu një hap të rëndësishëm në mbështetjen e sportit vendas. Në një ceremoni të mbajtur sot, Kryetari i Bordit Udhëheqës të Bankës z Gazmend Kadriu dhe Presidenti i Federatës së Hendbollit z. Eugen Sarqini, nënshkruan marrëveshjen e re, që synon të forcojë dhe të mbështesë hendbollin kombëtar për të dy gjinitë.

 

Z. Kadriu, në fjalën e tij, përshëndeti këtë bashkëpunim të rëndësishëm duke inkurajuar lojtarët dhe stafin e Federatës të vazhdojnë me guxim dhe vendosmëri në rrugën drejt suksesit. "Besojmë në talentin dhe potencialin tuaj për të arritur gjëra të mëdha. Të gjithë ne në bankë jemi të përkushtuar për të ndihmuar në rritjen dhe sukseset e hendbollit. Le të punojmë së bashku për të bërë ëndrrat tuaja realitet!"

 

Nga ana tjetër, z. Eugen Saraqini, shprehu falënderimet e tij për Bankën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Federatës së Hendbollit të Kosovës. Ai shprehu besimin se ky bashkëpunim i ri do të sjellë sukses për të dyja palët dhe do të kontribuojë në ngritjen e nivelit të lojës së hendbollit në Kosovë.

 

Kjo marrëveshje sponsorimi shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet për të rritur interesin dhe nivelin e hendbollit në vend, duke shpresuar që sukseset nuk do të mungojnë në të ardhmen e afërt edhe ndërkombëtarisht.

Komunikata e fundit për shtyp

09.02.2026

NLB Banka dhe Universiteti i Prishtinës hapin zyrtarisht Data Hackathon 2026

Lexo më shumë
22.01.2026

Ndryshim në autorizimin e transaksioneve online me kartela

NLB Banka njofton klientët e saj për një ndryshim në mënyrën e autorizimit të transaksioneve online (3D Secure) me kartelat e Bankës. Ky ndryshim synon përmirësimin e efikasitetit gjatë realizimit të pagesave online....

Lexo më shumë
10.01.2026

Njoftim për SMS mashtruese

Kujdes nga SMS mashtrues, mos klikoni në linqe dhe mos ndani të dhënat bankare. ...

Lexo më shumë