Kalo te përmbajtja

SWIFT GPI – Gjurmimi i Pagesave Ndërkombëtare

Çfarë është SWIFT GPI?

SWIFT GPI (Global Payments Innovation) është një shërbim inovativ që ju mundëson gjurmimin në kohë reale të pagesave ndërkombëtare dalëse. Me këtë shërbim, ju keni transparencë të plotë mbi rrugëtimin e pagesës suaj, duke e bërë procesin më të sigurt dhe më të shpejtë.

Përfitimet kryesore

Pas aktivizimit të shërbimit, çdo pagesë ndërkombëtare që realizoni përmes NLB Banka do të shoqërohet me:

SWIFT Konfirmim
për çdo pagesë ndërkombëtare të procesuar nga banka.
Statusi i pagesës në kohë reale
shihni ku ndodhet pagesa juaj në çdo moment.
Qasje e lehtë
kudo dhe kurdo përmes platformave digjitale e-Klik dhe m-Klik për të gjithë klientët
Siguri dhe transparencë
në transaksionet tuaja ndërkombëtare për kohën dhe bankat ndërmjetësuese

Si funksionon?

Pas aktivizimit të shërbimit, çdo pagesë ndërkombëtare që realizoni përmes NLB Banka do të shoqërohet me:

SWIFT Konfirmim përmes email-it.
Mundësi gjurmimi online përmes opsionit Pagesat → GPI Gjurmimi i Pagesave në e-Klik/m-Klik.
Si ta aktivizoni?
Nga data 19 Nëntor 2025, mund ta aktivizoni shërbimin përmes:
e-Klik ose m-Klik duke zgjedhur opsionin: Pagesat → GPI Gjurmimi i Pagesave
Pas pranimit të kushteve, do të mund të gjurmoni çdo pagesë ndërkombëtare që realizoni.
Nga 19 Dhjetor 2025, shërbimi ofrohet me tarifë prej 0.25 € për transaksion.
youtube image alt

Komunikata e fundit për shtyp

22.09.2026

Investimet në Efiçiencë Energjetike për Shtëpi

FTESË PËR PJESËMARRJE NË WEBINAR...

Lexo më shumë
17.09.2026

Lista e fituesve në lojën shpërblyese "Paguaj dhe Fito!" të kampanjes NLB Back to School

Lista e fituesve në lojën shpërblyese "Paguaj dhe Fito!" të kampanjes NLB Back to School...

Lexo më shumë
14.09.2026

Fituesi i lojës shpërblyese "Apliko për Kartelë Kreditore dhe fito iPhone 17!

Lexo më shumë