Kalo te përmbajtja

Njoftim për ndryshim në çmimore

Të nderuar klientë,

 

Bashkëpunimi juaj me ne është shumë i rëndësishëm, dhe për këtë arsye dëshirojmë t'ju informojmë për një ndryshim të rëndësishëm në politikat tona të normës së këmbimit valutor.

 

Në përputhje me strategjitë tona për përmirësimin e shërbimeve dhe për të siguruar transparencë të plotë, ju njoftojmë se norma e këmbimit për transaksionet e kryera përmes kartelave (debit dhe credit) në POS terminale të huaja ku aplikohen çmime në valuta të huaja ka ndryshuar nga 1% në 2%. Ky ndryshim do të ndikojë vetëm në transaksionet që kryhen në valuta të huaja, përveç euros.

 

Si shembull, një kartel mbajtës që realizon një pagesë në vlerën 1 EUR në POS, në rastin e konvertimit në euro nga një valutë e huaj, do të paguajë një provizion prej 2 centësh për këmbimin valutore nga kjo pagesë.

 

Ky ndryshim do të hyjë në fuqi më 01.03.2025. Ne ju inkurajojmë të na kontaktoni për çdo pyetje ose sqarim që mund të keni në lidhje me këtë ndryshim.

 

Faleminderit për besimin tuaj dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me ne.

Komunikata e fundit për shtyp

09.02.2026

NLB Banka dhe Universiteti i Prishtinës hapin zyrtarisht Data Hackathon 2026

Lexo më shumë
22.01.2026

Ndryshim në autorizimin e transaksioneve online me kartela

NLB Banka njofton klientët e saj për një ndryshim në mënyrën e autorizimit të transaksioneve online (3D Secure) me kartelat e Bankës. Ky ndryshim synon përmirësimin e efikasitetit gjatë realizimit të pagesave online....

Lexo më shumë
10.01.2026

Njoftim për SMS mashtruese

Kujdes nga SMS mashtrues, mos klikoni në linqe dhe mos ndani të dhënat bankare. ...

Lexo më shumë