Kalo te përmbajtja

Njoftim për ndryshim në çmimore

Banka vazhdon të investojë në zhvillimin e shërbimeve digjitale me qëllim që klientëve t’u ofrojë mënyra më të lehta, më të shpejta dhe më ekonomike për realizimin e transaksioneve të përditshme.

 

Në këtë drejtim, dëshirojmë të sqarojmë se shumica e shërbimeve përmes Mobile Banking / Ebanking ofrohen pa pagesë, ndërsa për disa shërbime të realizuara në degë aplikohen tarifa, në përputhje me strukturën tarifore dhe kostot operative.

 

Shërbimet që ofrohen pa pagesë përmes Mobile Banking janë:

  • Transferet brenda bankës
  • Transferet brenda bankës me karakter pagese
  • Pagesat për KEDS
  • Xhiro-pagesat për kompani shërbyese publike (PTK, ujësjellësit regjional)
  • Pagesat e studentëve për semestër dhe Bibliotekë

 

Për shërbime të tjera bankare, përdorimi i Mobile Banking / E Banking mundëson tarifa më të favorshme krahasuar me realizimin e të njëjtave shërbime në degë, varësisht nga lloji i transaksionit.

 

Kjo qasje synon të inkurajojë përdorimin e kanaleve digjitale, të cilat ofrojnë përfitime të shumta për klientët, përfshirë komoditetin, sigurinë dhe kursimin e kohës.

 

Degët e Bankës vazhdojnë të jenë në dispozicion për shërbime këshilluese dhe asistencë të personalizuar, ndërsa stafi ynë mbetet i gatshëm t’i ndihmojë klientët në aktivizimin dhe përdorimin e kanaleve digjitale.

Komunikata e fundit për shtyp

22.09.2026

Investimet në Efiçiencë Energjetike për Shtëpi

FTESË PËR PJESËMARRJE NË WEBINAR...

Lexo më shumë
17.09.2026

Lista e fituesve në lojën shpërblyese "Paguaj dhe Fito!" të kampanjes NLB Back to School

Lista e fituesve në lojën shpërblyese "Paguaj dhe Fito!" të kampanjes NLB Back to School...

Lexo më shumë
14.09.2026

Fituesi i lojës shpërblyese "Apliko për Kartelë Kreditore dhe fito iPhone 17!

Lexo më shumë