Kalo te përmbajtja

NLB Banka nënshkruan marrëveshje trepalëshe për financimin e shitjes së shtëpive në Lagjen Marigona Sun.

NLB Banka nënshkruan marrëveshje trepalëshe për financimin e shitjes së shtëpive në Lagjen Marigona Sun.

 

Kjo marrëveshje do të mundësojë që klientët potencial të kenë mundësinë të sigurojnë financim të përshtatshëm për blerjen e shtëpive në këtë projekt të ri, inovativ dhe modern.

 

“Jemi të lumtur që kemi filluar këtë bashkëpunim, i cili është një hap i rëndësishëm për zhvillimin urban dhe ofron mundësi të shkëlqyera për ata që duan të investojnë në shtëpi moderne dhe komode. Ky financim është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të realizojnë ëndrrën e tyre për të pasur një shtëpi të re në një lagje që ofron kushte të jashtëzakonshme jetese”, u shpreh z. Gem Maloku, U.d. Kryetar i Bordit Udhëheqës. Marrëveshja trepalëshe mundëson që si hipotekë për kredi të merret vetëm shtëpia e financuar nga Banka.

 

Përfaqësuesit e Marigona Sun shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bankën. Ata theksuan se ky është një hap i rëndësishëm për klientët potencial, pasi marrëveshja do të lehtësojë shumë procesin e blerjes së shtëpive.

 

Projekti Marigona Sun, kryevepra e peizazhit urban, do të ofrojë nivelin premium me të gjitha përparësitë për një jetesë të përkryer që nga ajri i pastër, arkitektura ultramoderne, siguria dhe privatësia, përdorimi i teknologjive inovative dhe materialeve të qëndrueshme që janë në harmoni me natyrën, që ofron shtëpi moderne do të jetë sinonim i harmonisë mes formave dhe topografisë. Marigona Sun është lagje e tipit të mbyllur, me gjithsejtë 157 shtëpi dhe 2 objekte afarizmi për komunitet, fushë sporti dhe hapësira të gjelbëruara.

 

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një shembull i angazhimit të Bankës sa i përket segmentit të financimit me kredi hipotekare dhe mbetet lidere në treg në ofrimin e mundësive financiare për klientët që duan të investojnë në shtëpi.

 

Në kuadër të kësaj marrëveshje, klientët do të marrin përfitime të veçanta, përfshirë:

  • Shuma e kredisë deri në 800,000€;
  • Afati i kredisë deri në 30 vite;
  • Normë fikse e interesit për 5 vitet e para të kredisë;
  • Trajtim i veçantë për klientët, kursimi i kohës dhe shërbime të shpejta bankare përmes një Bankieri Personal

 

Për më shumë informata, ju ftojmë të vizitoni degët e NLB Bankës ose zyrën e Marigona Sun.

Komunikata e fundit për shtyp

09.02.2026

NLB Banka dhe Universiteti i Prishtinës hapin zyrtarisht Data Hackathon 2026

Lexo më shumë
22.01.2026

Ndryshim në autorizimin e transaksioneve online me kartela

NLB Banka njofton klientët e saj për një ndryshim në mënyrën e autorizimit të transaksioneve online (3D Secure) me kartelat e Bankës. Ky ndryshim synon përmirësimin e efikasitetit gjatë realizimit të pagesave online....

Lexo më shumë
10.01.2026

Njoftim për SMS mashtruese

Kujdes nga SMS mashtrues, mos klikoni në linqe dhe mos ndani të dhënat bankare. ...

Lexo më shumë