Kalo te përmbajtja

Yll Sejdiu do t’i bashkohet Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtina me një mandat 4-vjeçar.

Yll Sejdiu do t’i bashkohet Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtina me një mandat 4-vjeçar.

Z. Sejdiu mori licencën nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) më 2 dhjetor 2025 dhe do të përforcojë dhe plotësojë Bordin Udhëheqës në rolin e “Chief Market Officer” (CMO), përgjegjës për Biznesin e Korporatave. Ai do t’i bashkohet Bordit Udhëheqës si anëtari i katërt më 1 janar 2026.

 

Yll Sejdiu është një ekzekutiv i suksesshëm me një histori të dëshmuar në sektorin financiar. Ai iu bashkua për herë të parë NLB Prishtina në vitin 2008 si Udhëheqës i Sektorit të Pagesave dhe më pas avancoi brenda bankës, duke shërbyer si Zëvendës Udhëheqës i Divizionit të Korporatave dhe më vonë si Udhëheqës i Divizionit të Korporatave. Në vitin 2016, u emërua Asistent i Kryetarit të Bordit Udhëheqës për NVM në NLB Prishtina. Ai vazhdoi rrugëtimin profesional jashtë vendit, duke u zhvendosur në Nju Jork ku punoi si Kontabilist Publik i Certifikuar (CPA) nga viti 2021 deri në vitin 2023. Pas rikthimit në Kosovë dhe ribashkimit me NLB Prishtina, ai rifilloi rolin e Asistentit të Kryetarit të Bordit Udhëheqës për NVM.

 

Z. Sejdiu mban një diplomë MSc nga Universiteti i Prishtinës dhe një certifikim CPA nga Departamenti i Arsimit i Shtetit të Nju Jorkut.

 

Me këtë emërim, Bordi Udhëheqës i NLB Banka Prishtina tani përbëhet nga: Gem Maloku, Kryetar i Bordit Udhëheqës, CFO dhe CMO për Retail; Mirsad Haskaj si CRO; dhe Adrian Hasa si COO, duke reflektuar madhësinë dhe rëndësinë e bankës brenda Grupit NLB.

Yll Sejdiu will join the Management Board of NLB Banka Pristina for a four-year mandate.

Mr. Sejdiu received his license from the Central Bank of the Republic of Kosovo (CBK) on 2 December 2025 and will strengthen and complement the Management Board in the role of Chief Market Officer (CMO), responsible for Corporate Business. He will join Management Board as fourth member on 1 January 2026.

 

Yll Sejdiu is an accomplished executive with a proven track record in the financial sector. He first joined NLB Pristina in 2008 as Head of the Payment Sector and subsequently advanced within the bank, serving as Deputy Head of the Corporate Division and later as Head of the Corporate Division. In 2016, he was appointed Assistant to the Chairman of the Management Board for SME at NLB Pristina. He continued his professional path abroad, moving to New York where he worked as a Certified Public Accountant (CPA) from 2021 to 2023. Upon returning to Kosovo and rejoining NLB Pristina, he resumed his role as Assistant to the President of the Management Board for SME.

 

Mr. Sejdiu holds an MSc degree from the University of Pristina and a CPA certification from the New York State Department of Education.

 

With this appointment, the Management Board of NLB Banka Pristina now consists of Gem Maloku, President of the Management Board, CFO and CMO for Retail; Mirsad Haskaj as CRO; and Adrian Hasa as COO, thereby reflecting the bank’s size and importance within the NLB Group.

Komunikata e fundit për shtyp

05.12.2025

Yll Sejdiu do t’i bashkohet Bordit Udhëheqës të NLB Banka Prishtina me një mandat 4-vjeçar.

Lexo më shumë