Për Bankën
Rreth nesh
Pajtueshmëria dhe Integriteti
Përmbyllet me sukses NLB x UP Data Hackathon 2026, me prezantimet finale dhe shpalljen e fituesve
Sot u mbajt eventi përmbyllës i NLB x UP Data Hackathon 2026, ku studentët prezantuan idetë dhe zgjidhjet e tyre inovative për sfidat e këtij edicioni. Pas prezantimeve finale, komisioni vlerësoi projektet më të suksesshme dhe shpalli fituesit.
“Dua t’ju përgëzoj të gjithëve për përkushtimin dhe energjinë që keni sjellë në këtë Data Hackathon. Rinia është forca jonë më e madhe dhe sot do ta shohim më qartë se kurrë se si kreativiteti, guximi dhe mendimi inovativ krijojnë vlerë të vërtetë për shoqërinë. Ky është momenti juaj për të treguar se si idetë e të rinjve nuk janë vetëm projekte – por zgjidhje reale që mund të ndryshojnë mënyrën si veprojmë, mendojmë dhe zhvillohemi si komunitet. Ju inkurajoj të prezantoni me besim dhe pasion, sepse çdo ide e juaja ka peshë dhe ndikim.” tha z. Gem Maloku, Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka
Në anën tjetër, z. Driton Balaj, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë iu drejtua studentëve: “Studentë të nderuar, sot keni mundësinë të demonstroni para të gjithëve se çfarë keni mësuar dhe si mund t’i shndërroni njohuritë akademike në zgjidhje praktike me vlerë. Ky moment është një shembull i qartë i rëndësisë së bashkëpunimit mes universitetit dhe industrisë, ku partneriteti ynë me NLB Bankën ju ofron një skenë reale për të treguar profesionalizëm, kreativitet dhe qasje analitike. Prezantimet që do të shohim sot reflektojnë punën tuaj të palodhshme, bashkëpunimin në ekip dhe pjekurinë tuaj akademike. Ju ftoj ta shfrytëzoni këtë mundësi me seriozitet dhe entuziazëm.”
Përzgjedhja e fituesve
Për grupet garuese u ndanë tre çmime kryesore:
Gjatë eventit, pjesëmarrësit patën mundësinë të prezantojnë punën e tyre para panelit të ekspertëve nga NLB Banka dhe përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës, duke demonstruar kreativitet, aftësi analitike dhe qasje inovative në zgjidhjen e problemeve përmes të dhënave.
Ky aktivitet shënon një tjetër hap të rëndësishëm në mbështetjen e talentit të ri dhe nxitjen e inovacionit në sektorin e analizës së të dhënave.