Kalo te përmbajtja

Pagesat online me kartelë për klientët pensionerë

NLB Banka mundëson realizimin e pagesave online me kartelë për të gjithë klientët e saj, përfshirë edhe klientët pensionerë.

Me qëllim të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së klientëve nga mashtrimet, keqpërdorimet dhe rreziqet potenciale në mjedisin online, për klientët pensionerë aplikohen konfigurime fillestare të sigurisë për përdorimin e pagesave online me kartelë.

Klientët mund ta përshtatin këtë konfigurim sipas nevojave të tyre në çdo kohë, duke:

  • aktivizuar pagesat online me kartelë; ose
  • ndryshuar limitet e përdorimit,

përmes:

  • aplikacionit mobil mKlik;
  • Qendrës Kontaktuese të NLB Bankës; ose
  • Degëve të bankës.

Këto masa janë pjesë e përkushtimit të Bankës për të ofruar një përvojë sa më të sigurt bankare, duke kombinuar mbrojtjen e klientëve me qasje të lehtë dhe fleksibile në shërbimet financiare sipas nevojave të tyre.

Komunikata e fundit për shtyp

06.08.2026

Lista e fituesve në lojën shpërblyese "Apliko për Kartelë Kreditore dhe fito iPhone 17!"

Lexo më shumë
05.08.2026

Lista e fituesve në lojën shpërblyese "Zgjedh NLB për pagën tënde dhe fito si kurrë më parë!"

Lista e fituesve në lojën shpërblyese "Zgjedh NLB për pagën tënde dhe fito si kurrë më parë!"...

Lexo më shumë