Lista e fituesve në lojën shpërblyese "Paguaj dhe Fito!" të kampanjes NLB Back to School
Lista e fituesve në lojën shpërblyese "Paguaj dhe Fito!" të kampanjes NLB Back to School...
FTESË PËR PJESËMARRJE NË WEBINAR
NLB Banka, në bashkëpunim me programin GEFF (Green Economy Financing Facility), ju fton të bëheni pjesë e webinarit informues të dedikuar për financimin e investimeve në efiçiencë energjetike.
Përmes këtij sesioni online, do të njoftoheni me kushtet e favorshme të financimit që ofron NLB Banka, si dhe me mundësinë e përfitimit të grantit pas realizimit të investimit.
Mundësitë e Financimit: Cilat pajisje dhe investime kualifikohen (izolimi termik, dritaret/dyert e reja, pompat e nxehtësisë, sistemet diellore, etj.).
Procedura e Aplikimit: Si të aplikoni për kredi në NLB Bankë dhe cilat janë hapat e verifikimit.
Granti deri në 20%: Si funksionon rimbursimi i grantit nga programi GEFF direct pas përfundimit të investimit.
Sesion Pyetje & Përgjigje (Q&A): Pyetni drejtpërdrejt përfaqësuesin e GEFF dhe ekspertët e bankës për çdo detaj teknik e financiar.
Agan Azemi është ekspert dhe përfaqësues i programit GEFF (Green Economy Financing Facility), i krijuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD). Ai sjell përvojë të drejtpërdrejtë në zbatimin e projekteve të eficiencës energjetike për sektorin residential.
Duke klikuar 'Regjistrohu në Webinar', ju konfirmoni se jeni informuar që NLB Banka do të mbledhë dhe përpunojë të dhënat tuaja personale (emrin, mbiemrin, adresën e emailit dhe informatat mbi statusin tuaj si klient i NLB Bankës) vetëm për qëllime të regjistrimit, organizimit dhe komunikimeve lidhur me këtë webinar, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Për më shumë informata referehuni në Informacionit të Përgjithshëm për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Lista e fituesve në lojën shpërblyese "Paguaj dhe Fito!" të kampanjes NLB Back to School...