Për Bankën
Rreth nesh
Pajtueshmëria dhe Integriteti
Në NLB Bankë, besojmë se arti dhe kultura janë shtyllat që forcojnë shpirtin e një kombi. Ato na lidhin me identitetin, na frymëzojnë përtej të përditshmes dhe na kujtojnë fuqinë e krijimtarisë njerëzore. Pikërisht për këtë arsye, jemi krenarë që jemi mbështetës të palëkundur të artistëve, institucioneve kulturore dhe ngjarjeve që pasurojnë jetën shpirtërore të komunitetit tonë.
Mbështesim krijimtarinë që lë gjurmë
Nga koncertet solistike e performancat teatrale, deri te ekspozitat vizuale dhe iniciativat komunitare kulturore – NLB Banka qëndron pranë artistëve dhe krijuesve që guxojnë të mendojnë ndryshe, të ndjejnë thellë dhe të ndajnë me publikun bukurinë përmes artit.
Për ne, mbështetja e kulturës nuk është vetëm pjesë e përgjegjësisë sonë shoqërore, është një investim në vlerat që i japin jetë dhe kuptim shoqërisë. Arti edukon, frymëzon dhe bashkon Përmes partneriteteve afatgjata dhe përkrahjes së iniciativave me ndikim, NLB Banka dëshmon angazhimin e saj për të ndihmuar që arti dhe kultura të jenë të qasshme për të gjithë – veçanërisht për të rinjtë që bartin me vete gjeneratën e ardhshme të krijuesve.
Sepse kultura është trashëgimi dhe frymëzim – dhe ne jemi krenarë që jemi pjesë e saj.
NLB Banka, si sponsori gjeneral i edicionit të sivjetëm të Chopin Piano Fest, është krenare që mbështeti dy netë muzikore të jashtëzakonshme që sollën vlera të larta artistike për publikun në Prishtinë.
Më 28 maj, publiku pati kënaqësinë të përjetojë një mbrëmje të veçantë me interpretimet e sopranos së njohur shqiptare Ana Naqe dhe pianistit të talentuar Zamir Kabo – një bashkëdyzim që krijoi një atmosferë të mbushur me emocion dhe elegancë muzikore.
Ndërsa më 30 maj, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, u mbajt koncerti tradicional me Filharmoninë e Kosovës, me performancat brilante të Sofya Gulyak në piano dhe Peter Valentovič si dirigjent, një natë që shënoi një tjetër kulm artistik të festivalit.
NLB Banka vazhdon të jetë një mbështetëse e fuqishme e artit dhe kulturës, duke investuar në ngjarje që frymëzojnë, edukojnë dhe pasurojnë jetën kulturore të vendit.
Publikuar në vitin 2025
Nëse keni pyetje rreth qëndrueshmërisë, ju mund të na kontaktoni në +383 38 240 230 100.